Fërshëllimë në errësirë, sonte premiera
Drama “Fërshëllimë në errësirë” e autorit irlandez Tom Murphy shfaqet premierë absolute sonte në mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar. Regjisori Spiro Duni mendon të sjellë një vepër aktuale për Shqipërinë dhe plagët e saj të tranzicionit, ndër të cilat emigracioni dhe shkatërrimi i familjes. Në role interpretojnë Reshat Arbana, Naum Shundi, Bujar Asqeriu, Anila Bisha, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Roland Saro, Saimir Sina. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Fatbardh Marku. “Fërshëllimë në errësirë” është përkthyer në shqipe nga Artur Lena.
Vepra do të vijojë të shfaqet edhe në dy ditët në vazhdim. Mendohet që një nga mbrëmjet e ardhshme të jetë i pranishëm edhe vetë dramaturgu Tom Murphy (1935).