E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa, Berisha mesazh Merkelit

Kryeministri Berisha i dërgoi dje një letër urimi Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e Festës Kombëtare të 3 Tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Në këtë letër urimi, Berisha i shkruan Merkelit duke i shprehur kënaqësinë e veçantë, që me rastin e Festës Kombëtare të 3 Tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, i përcjell, në emrin qeverisë përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore. Berisha shprehet me tej në letrën drejtuar Merkel se "3 Tetori i vitit 1990 shënon një çast kulmor në historinë e kombit gjerman, por edhe qytetërimit europian e mbarë njerëzimit, si dita e ndarjes nga barbaria dhe marrëzia e komunizmit, që për më shumë se një gjysmëshekulli, ndau dhe izoloi, burgosi dhe ekzekutoi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›