E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi i shkruan Xhorxho Napoletanos

Presidenti Bamir Topi i dërgoi Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, një mesazh solidariteti për tragjedinë natyrore që përfshiu rajonin e Mesinës. "Me shumë keqardhje mësova dhe po ndjek bilancin tragjik të fatkeqësisë natyrore që preku rajonin e Mesinës, duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale", thuhet në mesazh. Në emrin të popullit shqiptar ndaj me Ju, vijon Topi, dhimbjen për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. "Pranoni z. President, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga shirat e përmbytjet në zonën e Mesinës", përfundon mesazhi i solidaritetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›