E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në Tiranë Presidenti çek

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, vjen sot në Tiranë për një vizitë dyditore Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaçslav Klaus. Zyra e shtypit të Presidentit Topi bën të ditur se gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Presidenti i Çekisë do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si dhe zyrtarë të tjerë. Në axhendën e Presidentit të Çekisë, Vaçslav Klaus, parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij "Planeti blu nën vargoj të gjelbër", që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në kujdesin e posaçëm të drejtorit të këtij instituti, Albert Rrakipi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›