Festa, Rama takon gratë socialiste
Kreu i PS-së
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu dje mirënjohje dhe respekt për gratë të cilat kontribuojnë në jetën shoqërore të vendit. Gjatë një aktiviteti me rastin e 8 Marsit, Rama tha se duhet të rritet përfaqësimi i grave në të gjitha institucionet e vendit. Ai premtoi se PS ka një projekt të riaktivizimit të rolit të gruas në shoqëri. Rama nuk harroi të vërë në dukje se ky 8 mars i gjen gjithsesi gratë shqiptare në një krizë politike dhe ekonomike. Kjo krizë ekonomike, tha ai, po i përball gratë me vështirësi të mëdha dhe nënat janë ato që po i vuajnë më shumë këto vështirësi.
#