E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Arsimit të Kosovës, vizitë në Tiranë

Takimet

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe Kryeministri Sali Berisha pritën dje në takime të ndara ministrin e Arsimit të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë. Pasi uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim, kreu i shtetit e përgëzoi ministrin Hoxhaj për punën e tij të suksesshme e të frytshme në drejtim të njërës prej ministrive më të rëndësishme të shtetit të ri kosovar, duke vlerësuar njëkohësisht hapat e admirueshme të shënuara nga Kosova gjatë dy viteve të fundit. Bashkëpunimi arsimor midis Shqipërisë dhe Kosovës është i një rëndësie të veçantë, theksoi në fillim të fjalës së tij gjatë takimit Kryeministri Berisha. Qeveria jonë, vazhdoi ai, do të bëjë çdo përpjekje dhe është tërësisht e gatshme që ky bashkëpunim të jetë me dobi për të dyja vendet tona, në të gjitha ato fusha ku ka interes të ndërsjellë. Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë takime të rregullta vjetore në nivel ministrash.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›