Humb 40-vjeçarja, ikën nga banesa prej 14 ditësh
Një 40- vjeçare është zhdukur prej 14 ditësh nga banesa e saj në fshatin Midhë i Matit, në rrethana ende të paqarta si për familjarët, ashtu edhe për policinë.
Sipas policisë, ende nuk kanë një pistë të qartë, nëse bëhet fjalë për rrëmbim apo largim me dëshirë nga banesa. E zhdukura është Lindita Kurti, ndërsa denoncimi në polici është bërë nga familjarët.
Pas dokumentimit të denoncimit, policia ka nisur hetimet, por e konsideron rastin shumë të ndërlikuar, pasi nuk ka asnjë gjurmë, asnjë dëshmitar dhe ende asnjë pistë për zhdukjen e 40-vjeçares.