E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Flamurit bashkon Topin, Topallin dhe Berishën

 

Festa e Flamurit ndan dy kampet e politikës shqiptare, por bashkon tre drejtuesit e shtetit. Tre drejtuesit, Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli janë bashkuar sërish për të kryer homazhet e tyre në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Pas shume kohe ftohje të marrëdhënieve ndërmjet Presidentit Topi nga njëra anë Kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli nga ana tjetër, tre shtetarët janë detyruar të shfaqen së bashku në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar. Presidenti Topi u ka shtrënguar dorën dy drejtuesve të tjerë të shtetit, Berisha dhe Topalli dhe kjo në formë kortezie. Maxhoranca e djathtë njeh 28 Nëntorin dhe si ditën e Çlirimit të vendit. Por një gjë e tillë nuk pranohet nga të majtët, të cilët i qëndrojnë besnikë faktit, se Shqipëria u çlirua më datë 29 nëntor 1945. Në varrezat e Dëshmorëve kanë qenë të pranishëm kryesish ministrat e qeverisë, zyrtarë të tjerë të institucioneve kryesore të vendit. Topi, Topalli dhe Berisha kanë vendosur më pas kurora me lule në memorialin e varrezave të dëshmorëve "Nëna Shqipëri".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›