Recensioni dhe e përditshmja jonë
Artan Santo
Si shumë fjalë të çuditshme që thuhen, lindin a sillen nga tribunat e kujtdo qoftë vendi, edhe RECESIONI u bë brenda natës familjare, për këdo që sheh tv, dëgjon radiot a lexon gazetat.
Për ne shqiptarët, shpesh nuk ka rëndësi nëse e kuptojmë a jo, e rëndësishme është që menjëherë e përvetësojmë, e përdorim dhe… kur vjen puna për të njohur qenësinë e një fenomeni, nëpërmjet fjalës që përdorim, ngremë supet, por fshehurazi, pasi të gjithëve na e do puna që të hiqemi të ditur e të zgjuar, të flasim për tema që si njohim si të qemë ekspertët më të mirë të fushës, e të debatojmë me vrull, megjithëse kur kthehemi në shtëpi, as tentojmë të pyesim a të hapim fjalorët për të kuptuar autoligjeratën e një dite më parë.
RECESIONI, në kuptimin e saj më përgjithësues, është një fazë e ciklit ekonomik, e karakterizuar për një farë kohe, nga një kontraktim i aktivitetit prodhues, që shprehet në terma absolute në rënie të prodhimit të brendshëm brut, ngadalësim të ritmeve të ekonomisë së vendit. Termi dhe fenomeni Recesion, as nuk lindi dhe as u shpik tani, atë e kanë përjetuar radhazi vendet e mëdha, për dekada me radhë.
Italia përgjatë viteve 2002, 2003 dhe 2005 ka patur rritjen ekonomike nga zero në 0.6 për qind, Japonia në vitin 1999 ka gjeneruar rënie të thellë ekonomike deri në recesion, por edhe më pas në vitet 2001 dhe 2002 zhvillimi ekonomik ka qenë 0.1 deri në 0.2 për qind. SHBA, qysh nga 2005, ka ndjerë rënie të dukshme ekonomike, duke arritur në vitin 2007 në 2 për qind. Ekonomia gjermane në fillim të viteve 2000 pati tronditje jo të vogla, deri sa në vitin 2002 rritja ka qenë zero, dhe në 2003-shin ka qenë në recesion. Për të mos folur për problemet e pafund të vendeve të Amerikës Latine. Natyrshëm faza ciklike, pas rritjeve të vrullshme në vendet e Azisë në vitet ’80 e fillim të viteve ‘90, pritej që “jeta” ekonomike të paraqiste edhe pjesën e saj jo aq të shndritshme.
Tashmë kriza financiare e kreu “xhiron” në të gjithë vendet që ishin të infektuara nga njëra-tjetra, duke mos arritur të krijojnë probleme kaq të rënda në dy nga gjigandët, Kinë e Rusi.
Por, edhe për hir të një mobilizimi global, jo më shumë për krizën financiare se sa për atë ekonomike që pasoi menjëherë, po ndihen pasojat që vërehen në ekonominë reale në mjaft vende.
Mirëpo si në shumë raste të ngjashme, që ne si Shqipëri kemi kaluar, edhe rasti në fjalë duhet marrë me më shumë “sportivitet”, për disa arsye të thjeshta e bindëse nga e përditshmja a e përvitshmja jonë…
Pamundësia jonë për të qenë të sofistikuar, si komb e si shtet, në këtë rast ka qenë ogur pozitiv. Ose se ndoshta jemi edhe më pranë logjikës arabe që tashmë ndihen më shumë të fuqishëm në këtë vit të mbrapshtë dhe investojnë pa kufi. Por natyrshëm, pasi vetëm tani ajo pjesë e botës që vendoste për të gjithë, kuptoi se rreth saj paska edhe të tjerë, që prodhojnë aq shumë, e konsiderohen në tavolina të rrumbullakëta aq pak. Por si në shumë raste të ngjashme, ne nuk hyjmë as tek të parët dhe aq më pak tek të dytët. Ne jemi tek të tretët, që nuk merren në konsideratë fare.
S’mund të themi që ekonomia vendase është e imunizuar, do të qe utopi. Por s’mund të themi njëkohësisht se jemi gjahu i parë, pasi do të ishte marrëzi. Madje, duhet të pranojmë se, si të mësuar një jetë të tërë e të pafund në krizë, kemi imunitetin e mjaftueshëm për të qenë lehtësisht të qetë për atë çka përjetohet. Pasi një amerikan e quan krizë se nuk mund të blejë një makinë çdo dy vjet. Por do t’i duhet të blejë një tjetër më të vogël dhe me më pak konsum. Por për mentalitetin e atjeshëm ky përbën një kulm, ndonëse është kaq banal për ne shqiptarët. Sepse ndonëse kemi një jetë të tërë krizë energjetike, ne shqiptarët, përsëri e quajmë të normaltë që edhe kemi edhe s’kemi drita. Por a e ka këtë logjikë amerikani, francezi, britaniku a gjermani? Në Evropë është llogaritur që ndërprerjet e energjisë elektrike për një vit, mesatarisht janë 32 minuta. Pra, në një vit 32 minuta pa drita, dhe vendin e fundit e zënë italianët.
A e mendon dot njeriu evropian se në spitale s’ka ilaçe??? As në Burkina Faso nuk ndodh kjo, por për ne shqiptarët nuk është se ndodh ndonjë gjë e pandodhur. Por në rastet kur dikush në SHBA a në qytetet evropiane qëllon dikë me armë, në mes të qytetit, a ka këmbë njeriu rreth e rrotull? Asnjë, për be. Po në Shqipëri? I gjithë qyteti aty të ndodhet i mbledhur.
I përmenda këto për të dhënë formacionin logjik të konceptit të qenësisë së krizës ekonomike në mendësinë e kombeve të ndryshëm.
I vetmi problem që ne nuk arrijmë të perceptojmë është të merremi realisht me punën tonë, por përherë me të tjerëve. Në TV flitet për indekset e bursave Nasdaq, Dow Jones, Nikei etj…, por në këtë Shqipërinë tonë, nuk janë më shume se 20 vetë që tentojnë të kuptojnë e lexojnë për to. Megjithatë të gjithë shikuesit a dëgjuesit, sikur të ishin pjesë a shtetas amerikanë, i përjetojnë me të njëjtin afeksion siç kanë për vetë SHBA. Kjo është pjesa e çmendurisë sonë joreale. Ne trembemi nga e “keqja” amerikane, por asnjëherë nuk imitojmë punën, rregullin, respektin për ligjin a demokracinë amerikane.
Mirëpo këta njerëz, të infektuar nga çdo lajm që është në ajër, nuk dinë që humbjet më të mëdha, ato për të cilat bota financiare shkumëzoi, nuk ishin nga veprimet në banka, por pikërisht nga mania e botës njerëzore të zhvilluar (jo shqiptarë) të futeshin në tregun e derivateve financiare, Forward, Future, Swap etj. Veçanërisht kjo e fundit, si dhe marrëveshjet e krijuara jashtë dyerve të bursave, nga trader-at e famshëm, që për të thënë të vërtetën u bënë të tillë pas vitit 2001, marrosën veçanërisht qenien amerikane dhe më pas atë evropiane, ku çdonjëri kish në bursa a jashtë tyre të tilla marrëveshje në dorë, të gatshme për të blerë a shitur virtualisht shuma marramendëse. Kur ata humbën prej tyre, për ne është koha për të mësuar se si ata kanë vepruar, pasi nuk mundem dhe s’mundnim të ishim pjesë e këtij sofistikimi virtual, ndonëse të krijonte parajsën financiare për pak kohë a brenda një çasti, siç edhe shëmtoi vetë konstelacionin e asaj që u krijua. Arritën deri aty sa që një nga njerëzit legjendë në SHBA në fushën financiare, deklaroi se “në vitet ‘30 ishin njerëzit ata që kuptonin se ç’bëhej në tregjet financiare, në vitet ’80 ishin bankierët ata që kuptonin se realisht ç’ndodhte në këto tregje, ndërsa tani askush nuk e di se çfarë ndodh, pasi çdo gjë blihet e shitet me një ‘click’, asgjë s’preket dhe asgjë në xhep nuk futet”.
Lumturisht në këtë teknologji të larte informatike financiare nuk u mundëm të ishim as pjesë, por as kureshtarë. Por tashmë duhet të jemi nxënës për të ditur atë që dëmtoi, për të mësuar dhe jo vetëm për kureshtje.
Ndërkohë tregu i brendshëm vendas, me ritëm të lartë zhvillimi ka në një krah pjesën jo të infektuar (Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi), dhe në anën tjetër Greqinë dhe Italinë, që janë më pak të prekur nga ajo që kaluan financat ndërkombëtare. Logjika e një tregu që rritet, është një optimizëm më shumë edhe për faktin e thjeshtë, se nuk ka as motiv dhe as vend për frikë recesioni ekonomik. Se s’mund të ketë të tillë. Nga ana tjetër të gjithë vendet e zhvilluara po marrin masa qeveritare për të mbështetur njerëzit në nevojë, që do të vuajnë pasojën e një ekonomie që nuk jep aq sa të arrijë deri tek ata produkti final. Gjithashtu, po alokohen fonde të shumta qeveritare, në SHBA dhe në disa vende evropiane, për të mbështetur rritjen ekonomike, nëpërmjet nxitjes së veprimtarisë kredituese, mbështetje për industritë e mëdha të makinave etj.
Në SHBA, mandati i ri presidencial ofron hapjen e 2.5 milionë vendeve të reja pune, gjallërim të ekonomisë dhe mbajtja e rolit udhëheqës në ekonominë botërore. Mirëpo, tashmë kjo ekonomi gjithnjë e më globale, kuptoi nga tronditja që pësoi, se aktorët në treg, tashmë nuk janë lehtësisht të numërueshëm. Janë të gjithë pjesë e një tregu, ku ekonomia e lirë vendos proporcionet. Dhe këto proporcione janë të njëjta në shprehje për të gjithë: Sa më i madh e i fuqishëm, aq më shumë fiton e pasurohesh, por kur humb, përsëri humb në proporcione po kaq shumë.
Sa më i vogël e i dobët, fiton pak dhe po kaq pak humb.
Ne nuk na ka qëlluar të jemi te pjesa e parë.