40 Konsuj në Tiranë, Haxhinasto: Na ndihmoni për njohjen e Kosovës
TIRANË- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi pritën sot në ambjentet e MPJ-së, 40 konsujt e Nderit të Shqipërisë nëpër botë, ku po zhvillojnë një vizitë dy ditore në Tiranë.
Në fjalën e tij, kryediplomati shqiptar tha se "ju jeni një ndihmë e madhe për arritjen e disa objektivave në politikën e jashtme. Ne dëshirojmë që të mbajmë të ndezur dashurinë e kësaj diaspore për dheun mëmë. Një sfidë e madhe është të ndihmojmë Kosovën që të njihet ndërkombëtarisht, pandaj jam i sigurt që ju do të na ndihmoni edhe për këtë objektiv".
"Shqipëria është një vend që ofron mundësi për të gjithë popujt e rajonit tonë edhe më gjerë, duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti . Duke çmuar punën e gjithë secilit prej jush në vendet ku jetoni, si dhe duke ju konsideruar si një pjesë përbërëse të trupit diplomatik kudo në botë do t'ju ftoja të bashkëpunonim më tej në mënyrë që t'i tregojmë botës realitetin e ri shqiptar", tha Haxhinasto.
Ministri Haxhinasto u shpreh se, "imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe shqiptarëve ka të bëjë me njohjen më të mirë të vlerave të natyrës, të trashëgimisë kulturore, të pasurive materiale dhe jomateriale të vendit, të tolerancës tonë etnike dhe fetare të mikpritjes dhe zemërgjerësisë të mishëruara edhe në jetën e veprën e personaliteteve të spikatura shqiptare, të letrave, të shkencës e humanizimit dhe ndihma juaj në këtë drejtim do të jetë e paçmuar".
Ne, vijoi kryediplomat shqiptar, duhet të bashkëpunojmë më ngushtë për të lëvruar potencialet e bashkëpunimit kryesisht ato ekonomike e tregtare në vendet tuaja anëtare.
"Promovimi i potencialeve ekonomike të vendit është gjithashtu një pjesë e rëndësishmë e objektivave të përbashkëta. Njohja e këtyre potencialeve dhe prezantimi tek partnerët e interesuar duhet të vijë nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë tuajin me përfaqësitë tona diplomatike, por edhe me të gjithë instuticionet e tjera shqiptare, ministritë por edhe me të gjitha agjencitë e specializuara për këtë qëllim", theksoi Haxhinasto.
Sipas tij, arritjet e deri sotme dëshmojnë se Shqipëria ka një ekonomi që premton për më shumë , ka një rritje të GDP përkundrejt një recesioni në shkallë globale, rritje e cila mund të konsiderohet shumë pozitive.
Ai u shpreh se , "sot kemi një treg të hapur dhe funksional, i etiketuar dhe i ngritur mbi bazën e standardeve europiane, ka një klimë miqësore biznesi, e cila favorizon, lehtëson dhe inkurajon investimet e huaja dhe garanton gjithashtu një konkurrencë të lirë dhe të ndershme".
"Organizimi gjithashtu i veprimtarive me përfaqësues të botës ekonomike dhe financave në vendet ku ju jetoni për njohjen dhe prezantimin e vlerave dhe potencialeve të ekonomisë shqiptare është një objektiv shumë i rëndësishëm i përbashkët midis nesh", theksoi Haxhinasto duke shtuar se në këtë përpjekje ju do të keni mbështetjen tonë, por dhe të institucioneve të tjera të shtetit shqiptar dhe qeverisë shqiptare.
Minsitri i Jashtëm Haxhinasto tha gjithashtu se, "viti i ardhshëm është 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë dhe i krijimit të shtetit të ri shqiptar.Ky vit jubilar do të jetë një mundësi për të festuar të gjithë së bashku dhe për të promovuar më të mirën e asaj që përfaqësojmë bashkarisht, Shqipërinë dhe shqiptarizmin".
"Ju do të jeni pjesë e gëzimit tonë, ju ftoj të angazhohemi së bashku për të realizaur me sukses këtë sipërmarrje të jashtëzakonshme", përfundoi ministri Haxhinasto.
40 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, që kanë si mision promovimin e vendit tonë, forcimin e lidhjeve kulturore, rritjen e shkëmbimeve ekonomike, mes Shqipërisë dhe vendit të cilit i përkasin.
(d.b/BalkanWeb)