Kryeministri Berisha: Birra 'Korca’, absolutisht më e mira
TIRANË- “Një birrë e shkëlqyer”, ka qenë ky vlerësimi i kryeministrit Sali Berisha për birrën ‘Korca’, birrën e parë shqiptare. Teksa ka vizituar panairin ‘Blej shqip’ i hapur në kuadër të aktiviteteve për festën e 28 nëntorit.
Kryeministri është ndalur në stendën e birrës ‘Korca’ i shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë Lulzim Basha, ku bashkë me të ka shijuar këtë produkt tërësisht shqiptar, që aktualisht eksportohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“
Shumë gëzime. Gëzuar. Nuk ka birrë më të mirë se birra shqiptare. Birra ‘Korca’, absolutisht më e mira. E shkëlqyer, e shkëlqyer”,-u shpreh kryeministri Berisha për ‘Birrën Korca’.
Teksa ka vizituar panairin ‘Blej shqip’ kryeministri Berisha ka vlërësuar cilësinë e produkteve shqiptare.
(el.me/news24/BalknaWeb)