Festa e Mancesterit, vajza denoncon perdhunimin
Hijet e nje perdhunimi dalin rreth festes se Krishtlindjeve te Mancester Junajtid. Kete e tregon “The Sun”, duke cituar raportin e policise se Mancesterit, qe ka hapur nje hetim pasi nje grua, rreth 26 vjece, ka denoncuar se eshte perdhunuar gjate festes ekskluzive ne “Great John Street Hotel”, i prenotuar teresisht nga “Red Devils” per kete rast. “Rreth ores 04:15 te mengjesit te se martes, lexohet ne deklaratat zyrtare te nje zedhenesi te “Greater Manchester Police”, jemi telefonuar nga Great John Street Hotel, sepse nje grua ishte perdhunuar. Hetimet po vijojne, por deri tani nuk kemi asnje arrestim”. Me sa eshte mesuar, stafi i hotelit (i mbyllur deri ne nje urdher te dyte) eshte pyetur nga disa agjente civile, ne tentative per te hedhur drite rreth ngjarjes qe ndodhi ne nje nga 35 dhomat e hotelit. Sipas asaj qe tregon tabloidi, lojtaret (qe mund te sillnin ne feste ndonje mik nese kishin qejf) jane ne gjendje shoku, edhe pse asnje prej tyre nuk duket i perfshire ne perdhunim.
Ishin 90 vajza te mrekullueshme ne feste qe e donte kaq shume Rio Ferdinand per te festuar Krishtlindjet bashke me shoket, ku nuk ishin ftuar grate dhe drejtuesit e klubit. Nje burim anonim ka treguar per “Sun” se ne hotel ishin 90 vajza bukuroshe te ardhura nga cdo cep i Anglise. “Ishin te gjitha bukuroshe dhe mosha shkonte nga 18 ne 30 vjece dhe kane qene ato qe u jane hedhur ne qafe lojtareve. Pijet alkoolike derdheshin lume, tregon nje deshmitar, dhe kamerieret u jepnin shampanje roze te gjitheve pa perjashtim. Shume nga vajzat kishin dale jashte lufte, ndersa lojtaret pinin birre, vodka dhe uiski. Runi e Rio e kane kaluar thuajse te gjithe mbremjen ne pisten e vallezimit, por ishte Rajan Gigs, ai qe u vodhi skenen, kur filloi te imitoje Elvis Preslin. Filloi duke kenduar nje kenge dhe gjithe te tjeret u bene qark rreth tij dhe duartrokisnin si te cmendur. Nuk e besoj per ate qe mund te kete ndodhur, sepse ne fillim ishte nje feste e bukur”. Ne te gdhire, nje telefonate ne rajonin e policise e transformoi partin ne nje makth dhe tani lojtaret e Mancesterit nuk mund te bejne asgje tjeter, por te presin perfundimin e hetimeve, ndersa tabloidet jane hedhur ne kerkim te informacioneve te tjera, duke ftuar kedo qe ishte prezent te tregoje c’ka ndodhur.