E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjës, dëshmon i penduari i veshur si polic

TIRANE - Arben Kicja, dëshmitari i bandës së Lushnjës, i cili është marrë nën mbrojtje nga zyra për mbrojtjen e dëshmitarëve, dëshmoi dje në procesin në ngarkim të të akuzuarve për atentatin ndaj tij në vitin 2003. 

Kicja u paraqit në gjykatë i veshur me uniformë policie dhe këpucë verore, ndërsa shoqërohej nga një grup efektivësh specialë, të cilët kishin marrë nën kontroll edhe ambientet e jashtme dhe të brendshme të godinës së Krimeve të Rënda. Të pandehurit e këtij procesi: Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, kreu i bandës; Arben Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Enver Dondollaku, Agur Musaku dhe Rexhep Gina, akuzohen që mes tjerash të kenë organizuar atentatin për të eliminuar Kicjen më 16 nëntor të vitit 2003, por fatmirësisht ai vetëm u plagos, duke i shpëtuar rrezikut për jetën. Mënyra e pyetjes së Kicjes, shkaktoi debat juridik seancën e kaluar, pasi mbrojtësit pretenduan se ai nuk mund të pyetej i maskuar.                                              f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›