Afera, lirohet Shkëlzen Madani
Lirohet Shkëlzen Madani, ish-kreu i Komisionit të Dhënies së Lejeve për lëndët plasëse për përdorim civil në Ministrinë e Mbrojtjes.
Fatos Mahmutaj
Vendimin, me të cilin ai la qelinë ku qëndroi plot dy muaj, e firmosi dje Gjykata e Lartë, duke pranuar kërkesën e vetë të pandehurit dhe avokatit mbrojtës Hysni Beti. Në rekursin e paraqitur në gjykatë, avokati Beti pretendoi se klienti i tij kryesonte për shkak të detyrës komisionin që lëshonte licenca subjekteve private për tregtimin apo prodhimin e lëndëve plasëse për qëllime civile. Në përbërje të këtij komisioni janë pesë persona, oficerë karriere të sektorit të armatimit dhe juristë të udhëhequr nga një sekretari teknike. Pikërisht në këtë fakt u mbështet avokati Beti, i cili argumentoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj klientit të tij, duke pretenduar se katër personat e tjerë tashmë nuk kanë asnjë përgjegjësi penale, ndërkohë firmat e tyre kanë të njëjtën vlerë me atë të klientit të tij. Sipas tij, i vetmi që është dërguar në qeli nga ky komision është Madani, i cili për më tepër edhe pse është hetuar për plot 5 muaj, nuk i është kërkuar asnjëherë sqarim nga Prokuroria para se të arrestohej. Të paktën, sipas avokatit, ky duhet të sqaronte pozicionin e tij lidhur me hetimet që po zhvilloheshin dhe procedurat që ndiqen në ministri për dhënien e licencave. Për më tepër mbrojtësi i Madanit pohoi se, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme policia i ka vënë nën përgjim celularin dhe telefonin e zyrës klientit të tij, por edhe pas kësaj ka rezultuar se ai nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm apo korruptiv në sajë të detyrës ose në jetën private, çka është vërtetuar nga zbardhja e tabulateve të përgjimeve. Më tej mbrojtësi Beti pretendoi se janë kryer edhe shkelje procedurale nga Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit në vendosjen e masës së sigurisë ndaj Madanit. Ndërkohë ai pohoi se edhe deklarimet e të bashkëpandehurës me të, Aurela Çota, nuk duhet të merreshin parasysh për vetë statusin e saj, si e bashkakuzuar. Avokati pohoi se Madani nuk i fshihej hetimit dhe nuk kishte mundësi të shkatërronte provat, ndërsa në fund pretendoi se familja e tij përbëhej nga nëna e sëmurë, bashkëshortja dhe dy vajzat, të cilat ushqeheshin vetëm nga rroga e tij. Pas kësaj gjykata e pranoi kërkesën, duke vendosur "arrest shtëpie" për Madanin, ndërsa Prokuroria reagoi pas vendimit, duke thënë se Gjykata e Lartë me vendimet e saj të kohëve të fundit po saboton hetimet për korrupsion. Prokuroria tha ndërkaq se Madani nuk mund të pyetej më parë, për shkak se hetimi mund të dekonspirohej nga kjo, ndërsa për përgjimin e telefonit ishte siguruar sipas ligjit, autorizim nga gjykata. Organi i akuzës tha se Madani ka qenë personazhi kryesor në dhënien abuzive të licencave për firmat e tregtimit të eksplozivëve.
Prokuroria: Gjykata e Lartë saboton hetimet
Organi i akuzës reagoi dje për lirimin e Shkëlzen Madanit me vendim të Gjykatës së Lartë, duke pretenduar se kjo gjykatë me vendimet e tilla, kohët e fundit, po saboton hetimet e çështjeve të korrupsionit. Vendime të ngjashme për lirimin e të akuzuarve për korrupsion janë dhënë edhe më parë nga Gjykata e Lartë, kur gjykatat e tjera më të ulëta kishin mbajtur në arrest të dyshuarit.