E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i renduar Basha Nderhyrje urgjente

Trafiku në Sheshin “Skënderbej”, por edhe në pikat hyrëse të Tiranës, pritet të normalizohet. Të paktën kështu ka premtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha sipas të cilit këto janë edhe ndërhyjret më emergjente të Bashkisë. Deklaratat Basha i bëri pas një takimi me Ambsadorin e OSBE-së, Eugen Wollfarth. Kryebashkiaku theksoi se Bashkia ka në plan aksione të tjera për lirimin e hapësirave publike, por edhet për menaxhimin e mbetjeve urbane.

“Këto kanë të bëjnë me planifikimin e hapësirave të gjelbërta, të mëdha si ajo që është qëndrore në planin e administratës time, krijimin e një parku të ri të Tiranës, ndërhyrje dhe gjelbërim në çdo lagje të Tiranës, por edhe të menjëhershme siç janë ato të cilat shfryjnë trafikun, një kontribues i madh i stresit dhe ndotjes ambientale duke filluar nga sheshi Skënderbej deri te ndërhyrja e planifikuar të fillojë së shpejti, për të cilën e njoha ambasadorin Wollfarth që është tek rrethrrotullimi i doganës”, tha Basha.

Edhe Wollfart e ka cilësuar si çështje shumë të rëndësishme menaxhimin e mbetjeve apo dhe dhënien e lejeve që – sipas ambasadorit të OSBE-së - duhet të jetë një proces transparent. Ai u shpreh se duhet të ketë një proces të vazhdueshëm konsultimi dhe se Kryetari i Bashkisë nuk duhet të marrë parasysh vetëm opinionet e politikanëve, por edhe zërin e shoqërisë civile.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›