Ndryshimi i rregullores Paloka Kushtet e PS-se artificiale
Demokratët nuk pranojnë kushte nga socialistët për mënyrën sesi funksionon Parlamenti. Deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se të majtët duhet të përshtaten me rregulloren aktuale të Kuvendit, duke përjashtuar kategorisht votimin e fshehtë në Kuvend për anëtarët e gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së lartë. Po kështu, Paloka shprehet i bindur se diskutimi i lirë në Kuvend ishte shndërruar nga opozita si mjet për të shkatërruar seancat parlamentare.
“Ndryshimi i 60 minutëshit që është vënë në fund të seancave nuk është sekret i madh. Dihet se pse u bë ai ndryshim, sepse në atë kohë PS e përdorte jo për të folur siç i takon parlamentit, por e përdorte për të krijuar rrëmujë, zhurmë, sherre. Ndërsa sa i takon votimit të fshehtë mund të ketë mendime të ndryshme. Mos të harrojmë që ne jemi të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë, por të caktuar nga partitë politike. Pra, unë jam deputet i parlamentit shqiptar se PD ka vendosur që unë të kandidoj për atë parti dhe është normale që mendimet e mia dhe vota ime të jenë publike”, tha Paloka.
Deputeti Paloka i kërkon opozitës të mos përdorë reformën zgjedhore për të ndryshuar rregulloren e parlamentit. Sipas tij, të majtët duhet të dorëzojë në tryeza propozimet e saj dhe të mos përdorë kushte artificiale për të bllokuar funksionimin e institucioneve, duke nxirë imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.
Erjon Ajazi