Ibrahimoviç vlen 150 milionë euro

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç vlen 150 milionë euro, ka thënë menaxheri i tij Mino Raiola.
Ylli suedez është futbollisti kryesor i Rossonerëve dhe Raiola ka konfirmuar rëndësinë e klientit të tij për gjigantin milanez.
“Sipas presidentit Berlusconi, Zlatan vlen 150 milionë euro. Çdo ditë marr oferta për të dhe nuk mund të garantojë nëse do të mbetet përgjithmonë në Milan sepse nuk mund të ndërhyjë në jetën dhe gjërat e tij” deklaroi Raiola për Gazzetta dello Sport.