E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika midis mesfushorit Sneijder dhe trajnerit Ranieri

Periudha e lumtur përfundoi. Pas eliminimit nga Kupa e Italisë dhe humbjes së pësuar në kampionat me Leçen, te Interi mbizotëron një atmosferë e pakëndshme. Problemi më i fundit lidhet me mesfushorin Uesli Sneijder, i cili u zëvendësua vetëm pas 45 minutave lojë.
Sapo nisi pjesa e dytë e takimit, trajneri Ranieri ndryshoi skemën në 4-4-2 dhe largoi nga fusha Sneijder, duke aktivizuar Riki Alvarez, ndërsa mesfushori holandez nuk e fshehu zhgënjimin për këtë vendim. Fantazisti premtoi se së afërmi do të bisedojë me drejtuesin e stolit për ti sqaruar gjërat.
Në anën tjetër, Ranieri është mbrojtur duke thënë se 28-vjeçari nuk po bën atë që pritej në rolin e organizatorit pas dy sulmuesve, duke thënë se skuadra nuk po funksionon si duhet me skemën 4-3-1-2, ndërsa premtoi se në takimin e radhës Sneijder do të jetë titular, por këtë herë në skemën 4-2-3-1.
Situate e krijuar rreth “tulipanit” ka bërë sërish që tifozët zikaltër ti tremben largimit të lojtarit, I cili gjatë verës u duk fare pranë kalimit te Mançester Junajtid.
Transferimi mund të realizohet në fund të këtij sezoni, ndërsa tashmë mediat italiane theksojnë se Interi ka gjetur etiketuar Nuri Sahin të Realit të Madridit si pasardhësin e Sneijder.
Me Hazard që duket drejt Anglisë dhe Lukas që kushton shumë, drejtuesit e Interit po përgatisin terrenin për të negociuar me klubin spanjoll për 23-vjeçarin me origjinë turke. Fantazisti që ka shkëlqyer te Borusia e Dortmundit u transferua në “Santiago Bernabeu” për 10 milionë euro, por për shkak të një dëmtimi të rëndë, nuk ka luajtur në gjysmën e parë të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›