Futbolli nuk njeh krize Ibra dhe CR7 shifra te cmendura

Zlatan Ibrahimoviç mund të largohet nga Milani ndoshta prej muajit qershorit. Megjithatë, Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari më i mirë i skuadrës për shifra dosido. Së fundmi zërat që e shohin sulmuesin suedez drejt Francës, më specifikisht te Paris Seint Zhermen.
Por për një futbollist të kalibrit të Ibrahimoviç shifra për t’u shpenzuar është e frikshme. këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri Raiola, që bën të ditur se merr përditë telefonata për sulmuesin, e ashtu si ka thënë edhe presidenti i Milanit, Berluskoni, Ibra vlen 150 milionë euro.
Pra nëse Leonardo dëshiron vërtetë ta marrë lojtarin në Paris, atëherë duhet të firmosë çekun më të kushtueshëm në historinë e futbollit botëror. Çmimi e bën disi të vështirë transferimin e Ibrahimoviç, megjithatë për një lojtar që është larguar nga Juventusi, Interi e së fundmi Barcelona, asnjëherë nuk ka garanci.
Por, edhe pse vlera që kuqezinjtë kanë përcaktuar për kartonin e suedezit duket e lartë, ajo thyhet nga oferta që Mançesteri Siti është gati të paraqesë për Kristiano Ronaldon. Në Spanjë, por edhe në mediat e ndryshme Europiane, po përflitet për një largim të mundshëm të yllit portugez, në rast se Murinjo ikën nga Reali i Madridit.
Pronari i “Sitizëns”, sheiku Mansur, është gati të mposhttë konkurrencën e mundshme të klubeve të tjera, duke ofruar plot 170 milionë euro. Krisja në marrëdhënien e Kristiano Ronaldos me tifozët “merengue” nuk e bën të pamundur largimin e sulmuesit dhe fakti që ai ka një të kaluar te rivalët e Sitit, Mançester Junajtid, është një pengesë mëse e kalueshme, kur bëhet fjalë për shifra kaq të “çmendura”.