Kurbin, vritet aksidentalisht me çifte 6-vjeçarja
Një pakujdesi e çastit i ka kushtuar jetën një 6-vjeçareje në rrethin e Kurbinit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Kuqe ku 6-vjeçarja me inicialet E.C ka qënë duke lozur me çiften e të atit në momentin kur arma është shkrepur aksidentalisht duke e lënë të vdekur vogëlushen.
Mësohet se e gjithë ngjarja që ka tronditur rrethin e Kurbinit ka ndodhur nën prezencën e prindërve të vogëlushes por ata kujtuan se arma ishte e zbrazët dhe e lanë të luante 6-vjeçaren.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.