E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, makina përplas motorrin, vdes 40-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Kallmet.

Një makinë me targa SH 6695 E e cila drejtohej nga 30-vjeçari Elvis Bushati ka përplasur një motorrin me të cilin udhëtonte 40-vjeçari Pren Paloka.

Përplasja ka qënë fatale për 40-vjeçarin Paloka i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›