E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festat, 325 leje ditore për 8 të dënuar

04/01/2005  TIRANË – Burgu 325 ka patur vetëm tetë të dënuar të privilegjuar. Këta të burgosur që nga data 30 dhjetor patën fatin e mirë të jenë pranë familjeve të tyre. Por më parë ata kanë bërë betimin se pasi të përfundonin festat do të ktheheshin në dhomat e vuajtjes së dënimit për ta përfunduar atë. Sipas burimeve nga ky burg, të dënuarit që përfituan leje për festat e fundvitit u kishte mbetur për të vuajtur edhe pak kohë. Ky ishte një nga kushtet që morën parasysh drejtuesit e Burgut 325 kur dhanë leje. Burimet thanë se këta të dënuar nuk do të rrezikonin për t'u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Menjëherë pas përfundimit të lejes, të dënuarit janë kthyer në dhomat e tyre. Ndërkohë që pjesa më e madhe e të burgosurve e kaluan natën e ndërrimit të viteve në ambientet e qelive. Ata u grupuan me shokët në dhoma dhe u argëtuan për pak orë së bashku. Fati këtë radhë nuk u bashkua me gratë e dënuara. Asnjëra prej tyre nuk u dërgua me leje në shtëpi. Një nga arsyet që grave nuk u dha leje është edhe masa e madhe e dënimit e marrë nga gjykata. Ndërkohë që drejtuesit e burgut shprehen se leja për gratë është e kufizuar, edhe për faktin se ato mund të kthehen shtatzëna. Brenda në mjediset e institucioneve të vuajtjes së dënimitv ka patur edhe organizime të veçanta. Në Burgun 313-të ku, aktualisht qëndrojnë të paraburgosurit, ushqimi ka qenë më i mirë se ditët e tjera. Nuk ka munguar as gjeli i detit. Megjithatë, të paraburgosurit, nuk kanë patur aq shumë favorizime se sa kanë patur të dënuarit nëpër kampe. Nëpër kampe kanë dhënë kontributin e tyre për të përmirësuar tryezën edhe familjarët. Për orë të tëra, të dënuarit kanë dëfryer

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›