Koko e Paskuale, larg Interit
30/12/2004 Në shtëpinë e Interit nuk do të ketë vetëm mbërritje: në fakt njëri prej të dyve, Françesco Kokos dhe Xhiovani Paskuales, duhet të niset. Me ardhjen e mundshme të Çezarit, krahu i majtë duhet të lirohet pak. Koko, i cili ka kërkuar që të largohet për të luajtur vazhdimisht, mund të arrijë Nikola Ventolan te Kristal Palas, ndërsa Paskuale mund të shkojë te Parma për një operacion, i cili mund të sjellë Daniel Bonerën, tek Interi në merkaton e qershorit.