E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lipi përkrah Juventusin

30/12/2004  

Mbi pankinën e të kaltërve, Marçelo Lipi, ka rigjetur entuziazmin e kohëve më të mira, duke harruar polemikat e kampionatit. Të jetosh me futbollin. Në një intervistë të dhënë në “Guerin Sportivo”, Marçelo Lipi bën bilancin e 2004 dhe të Kombëtares së tij dhe shikon një të ardhme shumë me perspektivë. “Në 2005, ka thënë ai, ka për të qenë shumë fondamentale të kualifikohemi, por në Botëror. 2004 nuk ka qenë shumë normal, me skuadra mesatare, të cilat kanë triumfuar në Ligën e Kampioneve dhe në Evropë, por kjo gjë edhe mund të ndodhë. Grupi, në të cilin do të shikoj për të ardhmen, do të jenë Xhilardino, De Rosi, Bonera. Gjithashtu mund të futet edhe ndonjë nga Udinese. Ëndërroj një Kombëtare me të gjithë të mëdhenjtë në dispozicion: Toti duhet të fshijë imazhin e keq që ka jashtë Italisë, Vieri në qoftë se është mirë mund të japë shumë, Del Piero ka kualitet të veçantë. Kasano? Është talenti më i madh i gjeneratës së tij”. Lipi flet edhe për proçesin e antidopingut të Juventusit, ku është dënuar mjeku i tyre, i cili akuzohet për përdorime farmaceutike të ndaluara: “Vetëm një seancë nuk mund të vendosë punën e një grupi të tërë. Nuk ka për të qenë një gjyq që ka për të vendosur gjithë historinë. Vëllezërit Anjeli do ta mendonin në këtë mënyrë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›