Policia zbulon grabitjen 1997, kapet autori
GJIROKASTER- Një tjetër vrasje e ndodhur në 1997 është zbuluar nga forcat e policisë së Gjirokastrës. 39 vjecari Edmond Goxhaj është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ka kryer një grabitje në vendin e quajtur Agjensia e Udhëtarëve në qytetin e Tepelenës, ngjarje kjo e ndodhur më 22 maj të 1997. Sipas policisë 39 vejcari grabiti me dhunë pasagjerët e një autobusi që udhëtonte nga Fieri në drejtim të Gjirokastrës.
Edmond Goxhaj, me banim aktualisht në Tiranë ishte shpallur në kërkim në 2001, pasi Gjykata e Apelit kishte dënuar me 6 vjte burg për veprën penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”. Sipas policisë dy bashkëpunëtorët e tij në këtë grabitje tashmë kanë kryer dënimin dhe janë në gjendje të lirë.
(BalkanWeb)