Festat, Moisiu fal 36 të dënuar
25/11/2004 TIRANË – Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka ulur ndjeshëm numrin e personave, për të cilët u kërkua falje nga ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa. Nga 110 të dënuar që prisnin radhën për të shkuar me falje në shtëpi, vetëm 36 përfituan. Falja u dekretua vetëm dje në orët e para të mëngjesit nga Presidenti i Republikës. Lista me 110 emrat e ardhur nga ministria, fillimisht, u shqyrtuan nga një bord i përbërë nga përfaqësues të kabinetit të Presidentit të Republikës. Pas seleksionimeve paraprake, kreut të shtetit iu propozuan për falje 90 të dënuar. Ky numër doli nga lista fillestare. Por seleksionimi vazhdoi më tej. Përfundimisht, Presidenti nënshkroi vetëm për 36 të dënuar.
Vlerësimi
Në vlerësimin e kërkesave apo propozimeve për falje, Presidenti gjykon nëse i dënuari e ka shlyer fajin, për të cilin shoqëria e ka dënuar, si dhe nëse e ka arritur rehabilitimin e tij dhe është në gjendje të rikthehet në shoqëri me vlerat që ajo kërkon. Për të bërë vlerësimin e drejtë, kabineti i Presidentit mori informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Karakteristika e ardhur nga burgjet tregon nëse pretendenti për falje, apo ulje dënimi, ka sjellje korrekte në burg, nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë disiplinore, kontaktet dhe lidhjet e tij me familjet, angazhimi në punët e përgjithshme në burg, pra, elemente që tregojnë nëse ai e ka ndjerë fajin që ka kryer dhe është drejt rehabilitimit të tij social.
Veprat
Falja është akorduar për ata persona, të cilët janë dënuar për vepra të lehta penale. Nga ana e Presidentit, e drejt ae faljes është ushtruar dy herë në vit, gjithmonë me kërkesë të bërë nga ana e ministrit të Drejtësisë. Që nga viti 2002 janë falur 145 të dënuar. Falja bëhet vetëm nëpërmjet Presidentit me dekret, ndërsa amnistia bëhet me vendim të Kuvendit me ligj të veçantë. Falja që ka bërë dje, Moisiu, jepet për të dënuarit, ndërsa amnistia jepet për veprat penale.
Falja dhe amnistia
Falja nga amnistia ndryshon në faktin se falja jepet për vendimet e formës së prerë, ndërsa personi i amnistuar e ka kartelën të bardhë, pra quhet i padënuar. Ndërsa përsa u përket personave të ekstraduar nga Greqia, në bazë të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, autoritetet shqiptare nuk mund të gjykojnë mbi vendimet e dhëna nga një gjykatë e huaj, e në këtë rast nga gjykatat greke. Edhe kërkesa për rishikimin e vendimit mund të bëhet nëse kanë dalë prova të reja.
1. Ardjan Hamdi Halili, dënuar nga Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.34, datë 17.02.2003.
2. Ilirjan Qazim Çaushi, dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.60, datë 03.03.2004.
3. Pasho Avdulla Hoxha, dënuar nga Gjykata e Rrethit Lushnjë, me vendimin nr.57, datë 17.09.2002.
4. Zef Frrok Vila, dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.156, datë 10.06.2002.
5. Viktor Liman Pekmezi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjirokastër, me vendimin nr.7, datë 22.01.2001.
6. Fatjon Sherif Hoxha, dënuar nga Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.102, datë 16.07.2002.
7. Genci Rakip Hasanaj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Skrapar, me vendimin nr.33, datë 24.12.2002.
8. Bujar Myrteza Miraka, dënuar nga Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.40, datë 21.03.2002.
9. Shkëlqim Nazmi Hyra, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.135, datë 16.02.2004.
10. Klemend Thanas Duli, dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.118, datë 04.11.2003.
11. Halim Islam Kazanxhiu, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.1077, datë 08.12.2003.
12. Xhelal Sabri Teta, dënuar nga Gjykata e Rrethit Krujë, me vendimin nr.31, datë 21.05.2002.
13. Olsi Pëllumb Zaimi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Sarandë, me vendimin nr.3, datë 15.01.2003.
14. Ilir Kujtim Doko, dënuar nga Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.238, datë 28.10.2003.
15. Agim Sulë Shala, dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.146, datë 31.05.2002.
16. Afrim Halim Jagodina, dënuar nga Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.159, datë 29.10.2002.
17. Leonard Kujtim Manxa, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.97, datë 23.03.2004.
18. Esat Enver Ago, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.35, datë 22.01.2003.
19. Qerim Rexhep Skaci, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kukës, me vendimin nr.66, datë 04.05.2001.
20. Teuta Arif Balla, dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës, me vendimin nr.92, datë 25.02.2003.
21. Julian Demir Sula, dënuar nga Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.112, datë 07.10.1999.
22. Sokol Mustafa Kovaçi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.6, datë 14.01.1998.
23. Alfred Agim Bushi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.43, datë 28.01.2002.
24. Ardian Xhaferr Hamzai, dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës, me vendimin nr.322, datë 10.06.2003.
25. Bledar Agim Kotorri, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.123, datë 17.02.2003.
26. Rudin Mehmet Meta, dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës, me vendimin nr.122, datë 04.03.2004.
27. Bashkim Mehmet Kllogjeni, dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës, me vendimin nr.360, datë 27.06.2003.
28. Gëzim Sabri Cani dënuar nga Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.111, datë 19. 07.2002.
29. David Pal Perlala, dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.544, datë 22.10.2003.
30. Fatjon Xhemal Lika, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.1144, datë 18.12.2003.
31. Shpend Maxhun Hoxha, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr.67, datë 18.04.2003.
32. Halil Reshat Baraj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.33, datë 10.02.2003.
33. Elton Xhevahir File, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.552, datë 18.04.2000.
34. Ermal Hasan Kekaj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.391, datë 25.04.2003.
35. Nervin Myftar Kalaj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.221, datë 21.11.2003.
36. Roland Bashkim Fida, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.1075, datë 04.12.2003.
Helsinki: "Psiokopatët" të largohen nga Spitali i Burgut
TIRANË- Që në momentet e para, gazeta "Metropol" ka trajtuar problemin e të dënuarve me sëmundje mendore, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e Spitalit të Burgut. Pasi janë bërë disa herë intervista dhe marrë prononcime nga drejtues të Spitalit të Burgut, që e quajnë të padrejtë këtë fenomen, në këto ambiente është bërë edhe një inspektim nga ana e përfaqësuesve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Sipas raportit të nxjerrë nga ky komitet, gjendja e të sëmurëve psikikë në Spitalin e Burgut vlen për të dëshiruar. Në kushte jo normale dhe pa trajtim të veçantë vazhdojnë të qëndrojnë në këtë spital 55 të dënuar me sëmundje mendore. Janë quajtur persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për vetë faktin se kanë kryer vrasje, kryesisht brenda familjes dhe tjetra, se kanë kaluar në depresion nervor. Nga ana e drejtuesve të burgut është thënë disa herë se ky kontigjent të dënuarish kërkon trajtim të veçantë, madje edhe një ndërtesë të ndarë nga pjesa tjetër e të dënuarve. Por, edhe pse bisedimet janë bërë midis Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë, deri tani nuk është arritur asgjë konkrete. Të sëmurët psikikë vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin spital ku kurohen edhe të dënuarit normalë. Më e keqja është se, në këtë spital, janë gjithsej 82 shtretër. Nga ky numër, 55 janë zënë nga të sëmurët psikikë dhe pjesa tjetër shërben për të dënuarit e tjerë. 13 të dënuar të sëmurë, sipas të dhënave nga spitali, janë të paralizuar. Ndërsa në një sektor të veçantë vazhdojnë të qëndrojnë në gjendje depresive 5 gra të dënuara për krimin e vrasjes. Në Ministrinë e Drejtësisë, shprehen se ky është një problem shumë shqetësues, por që ende nuk i ka ardhur radha për t'u trajtuar. Kur flitet për radhën e veprimeve duhet të kujtojmë se bëhet fjalë për fondet e veçanta që duhet të jepen për këtë kontigjent të dënuarish. Sipas burimeve në Spitalin e Burgut, këta të dënuar, përveç se duan një godinë të izoluar nga të tjerët, kanë nevojë edhe për një ekip të specializuar mjekësh dhe psikologësh. Por me sa duket këto probleme do të vazhdojnë të diskutohen, pasi një zgjidheje e veçantë ende nuk është gjetur.