E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfare thane koleget e Koçiut ne Kuçovë

26/11/2004  TIRANË -Ish-efektivat e komisariatit të policisë së Kuçovës, bashkëpunëtorë të Sokol Koçiut në polici, thonë se nuk kanë dijeni, për përgjimin Nano-Adiu dhe autorët e tij. Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila po heton çështjen “Nano-Abdiu”, ka autorizuar dy hetues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të marë në pyetje, ish-kolegët e Sokol Koçiut në strukturat e policisë. Ish-shefi i komisariatit të policisë së Kuçovës, ka pranuar nga qelia, se e ka hedhur firmën, në dokumentin ku është transkriptuar përgjimi i bisedës Nano-Abdiu. Ndërsa kolegët e tij të komisariatit të policisë, kanë dëshmuar në Prokurorinë e Përgjithshme, se nuk kanë patur dijeni për përgjimin, apo për veprimet e Koçiut në fund të vitit 1997.

Thirrja

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, thanë dje për gazetën “Metropol” se disa prej personave që janë pyetur, kanë qenë bashkëpunëtorë të Koçiut gjatë detyrës së tij në polici. Grupi hetimor, fillimisht nuk përjashtonte dyshimet se ish-efektivat e komisariatit të Kuçovës, mund të kishin marrë pjesë në realizimin e përgjimit. Por pas dëshmisë së tyre, çdo hamendje ka rënë poshtë. “Nuk kemi patur dijeni për këtë përgjim. Nuk e dinim se firma e Sokolit gjendej në atë dokument”, kanë deklaruar ish-efektivat e policisë së komisariatit të Kuçvës. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ata kanë punuar në Kuçovë gjatë vitit 1997 dhe disa prej tyre vazhdojnë ende detyrat në Policinë e Shtetit.

Dyshimet

Prokurorët që kanë pyetur Sokol Koçiun në burgun 302 të Tiranës, pasi u ka pohuar se e kishte zbardhur bisedën, kanë kuptuar se ish-zyrtari i policisë dhe Prokurorisë, nuk kishte qenmë i vetëm, në realizimin e pëtrgjimit. Emrat e parë të personave të dyshuar si bashkëpunëtorë, ishin personat me të cilët Koçiu kishte punuar si drejtues i Komisariatit të policisë së Kuçovës. Prokuroria menjëherë ka filluar identifikimin e këtyre personave dhe më pas, u ka kërkuar atyre të paraqiten në Prokurori. Efektivat e policisë, kanë dhënë sqarime për raportet e tyre me autorin e përgjimit, madje janë pyetur edhe për vendin ku është ndodhur drejtuesi i komisariatit të Kuçovës, mbrëmjen e datës 15 dhjetor 1997. Në këtë kohë, sipas deputeti demokristian Nikollë Lesi, është kryer përgjimi i një bisede mes Kryeministrit Fatos Nano dhe deputetit Fehmi Abdiu. Sipas Lesit, në bisedë është folur për trafikun e armëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›