Vendimi 50 milionë USD që shkatërroi Albtelekomin
25/11/2004 TIRANË -Hetimi për abuzimet financiare në kompaninë e telefonisë fikse Albtelekom, zbulon një vendim abuziv të Këshillit Mbikëqyrës të gjigantit të telekomunikacionit. Miratimi i këtij vendimi, në muajin korrik të katër viteve më parë, ka sjellë një dëm financiar të konsiderueshëm për kompaninë. Burime nga Prokuroria e Tiranës, thanë dje se hetuesit kanë marrë në duar, një vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekomit. Ky dokument ka bërë rivlerësimin e shumave financiare që përfitonte kompania shtetërore, nga lidhjet e interkonjuksionit me kompanitë e telefonisë celulare.
Abuzimi
Hetuesit vërejnë se vlerat e reja të fitimit që do të merrte Albtelekom nga lidhjet e interkonjuksionit, në këtë vendim janë përcaktuar pa ndihmën dhe praninë e ekspertëve të profilizuar të fushës. Edhe pse të përjashtuar, ekspertët e kanë thënë mendimin e tyre pas nënshkrimit të vendimit. Në dosjen e Prokurorisë ndodhet një vlerësim i specialistëve, sipas të cilëve 50 milionë dollarë është shifra e humbjeve që ka pësuar Albtelekom, nga vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të këtij institucioni. Ekspertët kontabël që janë thirrur nga Prokuroria në hetimin e dosjes, vërejnë se rënia e të ardhurave të Albtelekom është në përputhje me shifrat e reja të përfitimit (që, sipas ekspertëve ishin më të vogla), të cilat përfshihen në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të korrikut 2001.
Ndryshimi
Vendimi që mban datën e 7 korrikut të katër viteve më parë (dhe
numër Protokolli: Prot. Nr: 4308/1), ka ndryshuar shumat e përfitimit për Albtelekomin, nga trafiku i impulseve në rrjetin e tij. Pjesë të këtij rrjeti, me anë të linjave të interkonjuksionit, viheshin në shërbim të kompanive të telefonisë celulare. Këto operatorë paguanin në arkën e furnitorit të impulseve një total vjetor, që ishte përcaktuar nga ekspertët, në mënyrë që të mos shkaktonte humbje për asnjërën nga palët. Në këtë situatë, për impulset që qarkulloheshin mes Albtelekom dhe AMC e VODAFONE, Albtelekom përfitonte 35 për qind të fitimit, ndërsa kompanitë private 65 për qind. Por vendimi i Këshillit Mbikëqyrës do të ndryshonte gjihçka. Sipas këtij vendimi, kompania shtetërore do të arkëtonte vetëm 12 për qind të fitimeve nga trafiku i impulseve në lidhjet e interkonjuksionit, ndërsa një vlerë prej 88 përqindësh e përfitimit, shkonte për kompanitë private të telefonisë celulare.
Dëmi i shkaktuar
Një zyrtar i Prokurorisë së Tiranës, i cili po merret me hetimin e dosjes “Albtelekom”, tha se vendimi i Këshillit Mbikëqyrës i ka shkaktuar Albtelekomit një humbje, e cila në katër vite llogaritet përafërsisht 50 milionë dollarë. “Kompania, pas këtij vendimi, e ka shitur impulsin me një çmim më të ulët se vlera e tij”, thanë dje burimet e Prokurorisë. Kjo shtesë përcaktonte vlerat e reja, edhe për trafikun ndërkombëtar të impulseve. Në këtë rast, Albtelekom, sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës përfiton vetëm 10% të vlerës së fitimit për thirrjet dalëse, ndërsa për thirrjet hyrëse, Albtelekom u paguan kompanive private të telefonave celularë 84% të fitimit. Edhe në këtë rast, shifrat e parave që shkonin në arkën e kompanisë shtetërore kanë ndryshuar. Nëse pas vendimit Albtelekom u detyrohet kompanive private në shifrën 88% të fitimit nga bisedat ndërkombëtare, para këtij vendimi kompania shtetërore e telefonisë paguante për privatët vetëm 50% të fitimit nga trafiku ndërkombëtar i impulseve.
Viti 1999
Nga fitimi për bisedat kombëtare, 35 për qind e shumës shkon në Albtelekom. Kompanitë private përfitojnë 65 për qind
Viti 2001
Albtelekom përfiton nga bisedat kombëtare 12 për qind të fitimit.
Kompanitë private të telefonisë përfitojnë 88 për qind të fitimit
Viti 1999
Përfitimin nga bisedat ndërkombëtare, Albtelekom u paguan kompanive private vetëm 50 për qind e fitimit
Viti 2001
Kompania shtetërore u detyrohet kompanive private në shumën 84 për qind të fitimit nga bisedat ndërkombëtare. Për të dy rastet, Albtelekom shlyen edhe detyrimin ndërkombëtar për qarkullimin e jashtëm të impulseve. Shuma e humbjes për Albtelekom, gjatë katër viteve të zbatimit të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës është 50 milionë dollarë
Ndryshimet e paligjshme në kontratë
Në vitin 1999, me ndihmën e ekspertëve të specializuar, Albtelekom vlerësoi ndarjen e fitimeve dhe të shpenzimeve me kompanitë private, gjatë kryerjes së lidhjeve të interkonjuksionit. Ky vendim i brendshëm i Albtelekom, u përkhtye në kontratë mes kompanisë shtetërore dhe kompanive private që fillaun të operojnë në tregun shqiptar. Por vetëm dy vjet pas nënshkrimit, një vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekom, ndryshon shifrat, duke i shkaktuar kompanisë humbje financiare të mëdha.
Pika 4.3 e Marrëveshjes së vitit 1999, ishte: "Në lidhje me bisedat telefonike kombëtare, palët do të venë në dispozicion të palës tjetër faturat me shumat në ngarkim gjatë periudhës faturuese dymujore", ndërsa në shtojcën 1 pika 5.1 bëhet "faturimi për trafikun e kryer, për çdo tremujor kalendarik, do të bëhet sipas tarifave respektive kombëtare dhe ndërkombetare". Pra periudha e rakordimit dhe faturimit nga dymujore bëhet tremujore, veprim ky, sipas ekspertëve, i pajustifikuar.
Pika 5.4 (vendimi i vitit 1999) ishte, "Për trafikun ndërkombëtar, në rast se Albtelekomi nuk e përmbush kërkesën e kompanive private, për kapacitete shtesë dhe kapaciteti i interkonjeksionit, që shfrytëzohet është më shumë se 85%, privatët kanë të drejtë të përdorin lidhjet e veta ndërkombëtare, duke i dhënë Albtelekomit një tarifë deri në 0.5 lekë/minutë", ndërsa në shtojcën 1, në pikën 1.3 bëhet "Për trafikun e gjeneruar nga një zonë rurale në një tjetër zonë rurale, apo nga operatori rural tek operatorët mobile dhe anasjelltas, marrëdhëniet rregullohen midis vetë palëve, ndërsa Albtelekom realizon tranzitimin e trafikut, i cili i faturon privatëve tarifën 0,5 lekë/min për këtë tranzitim". Në marrëveshjen bazë tarifa ka qenë përcaktuar vetëm për trafikun ndërkombëtar, ndërsa në shtesën e korrikut të vitit 2001 është shtuar edhe për trafikun kombëtar, veprim i cili ka favorizuar haptazi interesat e operatorit privat në dëm të interesave të Albtelekomit.
Pika 3.9 (vendimi i vitit 1999) ishte: "Tarifat e interkonjeksionit të përmendura në paragrafët e mësipërm do të mbeten të pandryshuara për një periudhë prej 4 vjetësh, nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshje interkonjeksioni, me të drejtë rishikimi në marrëveshje midis palëve". Kjo pikë e marrëveshjes në shtojcën nr.1 është ndryshuar në pikën 4.3, "Tarifat e vendosura qoftë për trafikun kombëtar, ashtu si dhe për trafikun ndërkombëtar, do të jenë subjekt ndryshimi sa herë që Albtelekom do të kryej ndryshim në tarifat përkatëse të tij. Por pa ndryshuar tarifat e tij, Albtelekom ka ndryshuar raportet e fitimit nga 35 për qind në 12 për qind për thirrjet e brendshme dhe nga arkëtime 50 për qind të fitimit nga bisedat ndërkombëtare për kompanitë private në 84 për qind".
Siguracionet, dosja tjetër 280 milionëshe
Prokuroria e Tiranës, bazuar në një kallëzim penal nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka hapur edhe një dosje tjetër për abuzimet financiare në Albtelekom. KLSH e ka kallëzuar si të paligjshme pagesën e kryer nga Albtelekom për kontratat e siguracioneve për 8000 punonjës të kompanisë. Sipas ekspertëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shumat e derdhura nga Albtelekom, të cilat mbërrijnë në 280 milionë lekë, janë drejtpërdrejt dëm ekonomik në arkën e institucionit, pasi përfitimet financiare nga kontratat e sigurimit të punonjësve janë personale. KLSH vëren se kompania e telefonisë fikse, nuk ka patur asnjë përfitim nga nënshkrimi i kontratave të siguracionit për punonjësit. Ish-drejtuesit e Albtelekom, ngarkohen me përgjegjësi nga KLSH, pasi nuk kanë kryer ndërhyrjen e duhur për të kundërshtuar nënshkrimin e kontratave, por thjesht kanë hedhur firmën poshtë siguracionit që do t'i kushtonte kompanisë shtetërore 280 milionë lekë.