Sekretarja e Emin Spahisë largohet në Itali
25/11/2004 Një pistë e re për vrasjen e kryemisionarit të paqes. Sekretarja e Emin Spahisë, ka gjasa të ketë qenë strumbullar i ekzekutimit. Grupi hetimor aludon mbi mundësinë e eliminimit fizik të 43-vjeçarit nga ndonjë i afërm, apo ndonjë bashkëpunëtor i misionarit. Afro 1 muaj më parë, sekretarja e pajtimtarit është larguar nga Shqipëria. Ajo banon tashmë në Itali.
Dyshimi
Gjithnjë në kuadrin e motiveve të dobëta, hetuesit për dosjen "Spahia" kanë nxjerrë në dritë një pistë të re. Shkas për këtë është bërë largimi i sekretares së Emin Spahisë nga Shqipëria. Burime të rezervuara nga Ministria e Rendit Publik, bëjnë të ditur se, në rrugë operative, grupi i punës i ngritur në organin e akuzës, ka arritur të mësojë se vajza ka udhëtuar afro 1 muaj më parë në drejtim të Italisë. Sekretarja e viktimës ishte një ndër personat e shumtë që policia shoqëroi në komisariatin e Shkodrës ditët e para të vrasjes. Duke iu referuar ligjeve, ajo nuk duhet të ikte kurrsesi nga vendi, pa lajmëruar më parë në organet e rendit. Fakti që e reja u shoqërua në cilësinë e dëshmitares pas vdekjes së eprorit, ajo duhej të qëndronte derisa zbardhja e çështjes të merrte udhë të mbarë. E thënë me pak fjalë, ajo ishte pjesë e hetimeve. Ngjarja e mësipërme, i bëri hetuesit të dyshonin se vrasja mund të ishte kryer për shkak të saj. "Ndonjë favorit që e konsideronte Emin Spahinë rrezik të mundshëm për sekretaren, mund ta ketë vrarë misionarin", vijojnë burimet nga dikasteri blu.
Kurmemaj
Ekzekutim për motive të dobëta, hakmarrje apo konflikt interesash? Janë pistat e shumta këto, ku u mbështet grupi hetimor për të zbardhur vrasjen e kryemisionarit të paqes. Ndonëse dyshimet e policisë së Shkodrës lidheshin me vrasjen për motive të dobëta të Emin Spahisë, data 31 tetor shënoi arrestimin e një të dyshuari. Astrit Kurmemaj u akuzua si ekzekutor i 43-vjeçarit. Sipas organeve të rendit, killeri i njohur për bëmat e tij, goditi Spahinë i shtyrë nga një i interesuar për eliminimin fizik të misionarit. Por, në të vërtetë, pas vënies në pranga, ishte grupi hetimor ai që përmbysi aludimet e ngritura nga vetë ata. Duhet theksuar se dosja "Spahia" nuk ka mbërritur ende në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ajo vijon të mbetet ende në organin e akuzës në Shkodër. Dhe ky fakt lidhet drejtpërsëdrejti me provat e dyshimta mbi autorësinë e Kurmemajt në vrasjen e Emin Spahisë. Sipas të njëjtave burime nga Ministria e Rendit Publik, bëjnë të ditur se i pandehuri është arrestuar vetëm duke u bazuar në dyshime të turbullta. "Astrit Kurmemaj njihej në të gjithë Shkodrën si person problematik. Aq më tepër në lagjen e tij, ku nuk ngjiste asgjë pa patur dijeni i arrestuari. Ndaj, grupi hetimor mendonte se askush nuk mund të qarkullonte nëpër rrugët e lagjes në atë orë të vonë. E për më tepër të shtinte mbi ndonjë banor", saktësojnë burimet. Kësisoj, duke qenë se vrasësi nuk guxonte të ndërmerrte asnjë veprim nga frika e "të fortit të lagjes", ai që vrau Spahinë nuk mund të ketë qenë tjetër veçse vetë Astrit Kurmemaj. Por këtu, provave në rrugë operative u vjen fundi, duke sjellë një pështjellim në të gjithë hetimet mbi ngjarjen.
Pistat e hetimit, sipas Policisë së Shtetit
Vrasje për shkak të detyrës si kryetar i shoqatës “Misionarët e Paqes së Shqipërisë”
Vasje për shkak të një konflikti të vjetër për gjakmarrje
Vrasje për një konflikt pronësie
Vrasje për motive të dobëta
Provat
Vrasja është kryer me armë zjarri automatik “Skorpions”
Arma ka qenë më silenciator
Kalibri i armës 7.65 mm
Viktima është goditur me 4 plumba
Janë gjetur dhe bllokuar 8 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm
Shoqëruar 32 persona
Vrasjet për të cilat akuzohet Kurmemaj
Më datë 14.04.2003, ora 10.30, në lagjen "Salo Halili" shtetasi Astrit Haki Kurmemaj, 38 vjeç, banues në Shkodër, për motive gjakmarje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Luan Vebi Muça, 29 vjeç, banues në Shkodër. U kryen veprimet proceduriale, në cilësinë e provës materiale u bllokuan disa gëzhoja, mjeti BMV i braktisur, në të cilën u gjet një pistoletë, një krehër me disa fishekë. Po punohet për kapjen e autorit. Përpara vrasjes së fundit, ai dyshohet se po përsëri për hakmarrje ka vrarë në qytetin e Shkodrës, Genci Muçën, të njohur si kontigjent policie dhe me pseudonimin "Kanani". Kurmemaj ka qenë prej disa vitesh i shpallur në kërkim nga