E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, Berisha ndan dhurata tek “Zyber Hallulli”

TIRANë- Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha vizituan sot, Shtëpinë e Fëmijëve "Zyber Hallulli", në Tiranë, ku shpërndanë dhuarata dhe uruan festat e fundvitit për fëmijët e kësaj qendre.Në emër të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë "Domenik Scaglione", Kryeministri Berisha dhe zonja Liri Berisha, drejtuese e këtij fondacioni, u shpërndanë fëmijëve dhurata për festat e fundvitit, duke i uruar atyre një vit të mbarë.Kreu i Qeverisë vlerësoi gjithashtu punën e stafit arsimor të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli", që sipas tij përveç edukimit të këtyre fëmijëve, përfaqësojnë edhe ndjenjat njerëzore të prindërve shqiptarë."Përgëzoj për punën e shkëlqyer të gjithë kolektivin e kësaj shkolle dhe falënderoj mësuesit për punën që bëjnë. Ata përfaqësojnë ndjenjat njerëzore të prindërve shqiptarë dhe zëvendësojnë diçka që u mungon këtyre fëmijëve me një dashuri prindërore", tha Kryeministri Berisha.Ai shprehu vendosmërinë për të qëndruar pranë këtyre fëmijëve dhe stafit arsimor të kësaj qendre, në mënyrë që ata të përmbushin sa më mirë këtë mision fisnik.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›