Sejdiu në pritje të njohjes së pavarësisë nga Vatikani
Në urimin e tij, Presidenti Sejdiu thekson pritjen me padurim të popullit kosovar për njohjen e pavarësisë nga ana e Vatikanit.“Ju shkruaj në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ju shprehur urimet më të përzemërta për festën e Krishtlindjes. Duke ju shfaqur edhe një herë falënderimin për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim, ju lus, që ta keni parasysh kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Sejdiut. “Njohja e Republikës së Kosovës nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithë populli i Kosovës, i cili, si gjithmonë, është shembull i rrallë i bashkëjetesës, i harmonisë dhe i tolerancës në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme”, thekson presidenti Sejdiu.