Nderimi, Ramush Haradinaj shpallet “Qytetar Nderi” i Kukësit
KUKëS- Ramush Haradinaj, një nga drejtuesit kryesorë të ish-Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), u shpall dje "Qytetar Nderi" i Kukësit. "Ndihem i nderuar për këtë titull. Të gjithë ne shqiptarët jemi bashkë e jo të veçuar. Do të vazhdojmë të punojmë për çështjen shqiptare", - tha Haradinaj i pranishëm në këtë ceremoni. Ndërkohë, kryetari i Bashkis Hasan Halilaj u shpreh se Haradinaj u shpall në unanimitet "Qytetar Nderi" i Kukësit, për merita të shquara dhe të veçanta për çlirimin e Kosovës. "është nder për Kukësin të ketë një qytetar të ri, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen shqiptare", - u shpreh kryebashkiaku Halili. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe zëvendësministri i Kulturës, Ekrem Spahia.(m.a/BalkanWeb)