E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, kamikazi vret 9 persona dhe plagos 17 të tjerë

Një kamikaz ka vrarë sot 9 persona dhe ka plagosur 17 të tjerë, në një provincë të Paksitanit. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA sulmi vetëvrasës u organizua nga lëvizja Tehirk-e-Taliban Pakistan (Ttp) në Bannu.

Ky sulm kamikaz është realizuar me anë të shpërthimit të një makinë në të cilën udhëtonin ushtarë të ushtrisë pakistaneze, të cilët po shkonin në drejtim të bazës ushtarake. Ende nuk konfirmohet nëse 9 viktimat janë pjesë e ushtrisë, apo edhe kalimtarë të rastit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›