Bora ende probleme me rruget
Kukës
Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë krijuar sërish probleme në akset kombëtare dhe ato rurale të rrethit të Kukësit. Prej disa ditësh mbeten të pakalueshme rrugët që lidhin qendrën e rrethit me komunat Zapod, ku ka pasur shembje të trasesë, si dhe Komunës së Arrnit, ku trashësia e dëborës ka kaluar 40 cm. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe aksi Kukës-Peshkopi, i cili në disa segmente kalohet me zinxhirë, si dhe aksi i vështirë Bushtricë-Kalis. Nga ana tjetër, mësohet se në orët e mëngjesit ka pasur një defekt në nënstacionin e Kalimashit nga nisin linjat e tensionit të lartë që furnizojnë me energji elektrike qytetin e Kukësit me zonat e fshatit, si dhe një linjë tjetër që furnizon rrethin e Hasit.