E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, mbi 5400 emigrante kthehen ne atdhe

TIRANE- Afrimi i festave të fundvitit ka shtuar fluksin e emigranteve në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë. Sipas të dhënave më të fundit nga pika kufitare e Kakavijës një fluks i madh emigrantesh që vijne nga Greqia drejt Shqipërisë janë dyndur përmes kësaj pike që nga mesnata e kaluar. Deri në mesditë 3300 emigrante dhe qindra automjete kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Kakavijës.Burime nga kjo pikë doganore pohojne se nuk ka rradhe dhe se policia greke dhe ajo shqiptare po punojne me kapacitet te plote.Edhe porti i Durrësit është dyndur nga shqiptarë emigrantë që kthehen nga Italia për të kaluar festat pranë familjeve të tyre. Sipas të dhënave nga autoriteti portuale, nga mëngjesi i sotëm në port kanë ardhur nga Italia tre tragete përmes të cilave kanë zbritur 2100 pasagjerë me 770 automjete. Tre tragete kanë ardhur nga Bari ndërkohe që pasdite pritet ardhja edhe e tre trageteve te tjerë dy nga Bari dhe një nga Trieste. Kompanitë e udhëtimit kane dyfishuar kapacitetet kurse policia portuale e Durrësit ka hapur 19 sportele.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›