E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertuesit: Qeveria te ndale sulmin e te na ktheje borxhin

TIRANE- Shoqata e ndërtuesve i ka bërë thirrje qeverisë të ndalë “sulmet e paprincipta mbi biznesin e lirë”. Shoqata e ndërtuesve reagoi sot në një prononcim për median, e shqetësuar pas sulmeve të artikuluara te kryeministrit Berisha, ku sipërmarres të vecantë të ndërtimit janë etiketuar nga kreu i qeverise si mafioze dhe puniste.“Përfaqesuesve të vecantë të biznesit po u bëjnë etiketime të ndryshme për interesa të klimës së acaruar politike dhe jo në rrugë korrekte, administrative e ligjore. Mungon dëshira për dialog për zgjidhjen e probleme të cilat më shumë se tonat janë probleme ekonomike të vendit.Kërkojmë të ndërpritet arbitrariteti, dhe në mënyrë të prerë qëndrimi ndaj biznesit të jetë vetëm ligjor. Etiketimet politike dhe jo ligjroe, dëmtojnë rëndë biznesin e klimën e tij, aq më tepër në kushtet e krizës reale”- deklaroi Maksi Muci Kryetar i Shoqatës së NdërtuesveAta paralajmëruan se nese qeveria nuk merr masa atëherë puna do të ndërpritet në të gjitha kantieret ku ndërtohet. “Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, i propozojmë që shoqata të ndërmarrë masa për ndërprerjen e punës për një muaj në kantierët e anëtarëve të saj dhe si rrjedhojë mosderdhjen e asnjë detyrimi për këtë periudhë”- paralajmëroi Muci. Ndërtuesit kërkuan gjithashtu që borxhi i prapambetur i këtij viti si rezultat i detyrimeve të papaguara nga ana e qeverisë të merret në konsideratë për ndërtimin e objekteve të reja në 2010. Ndërtuesit kërkuan gjithashtu funksinonimin Këshillave të Rregullimit të Territoreve nëpër Bashki si dhe miratimit e planit urbanistik të Tiranës.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›