E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin reshjet e dëborës në verilindje të vendit

"Reshjet e dëborës po e përkeqësojnë situatën, pasi ato bien mbi shtresat e akullit të formuara gjatë natës, duke shkaktuar më shumë probleme për qarkullimin e makinave. Me mjetet që kemi në dispozicion po vazhdojmë hedhjen e kripës e skories me synimin që të paktën akset rrugore kryesore t'i mbajmë të hapura”, deklaron ndërmarrja rajonale e mirëmbajtjes së rrugëve.     Deri në mesditë lëvizja e mjeteve në akset kryesore rrugore ka vazhduar normalisht me zinxhirë. Ndërkohë, burime të drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit pohojnë se edhe pse kanë rinisur reshjet e dëborës, aksi rrugor që lidh Shqipërinë me Kosovën është i kalueshëm me zinxhirë nga mjetet e vogla e të tonazhit të mesëm.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›