E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi leter vendeve te KE Mos miratoni raportin e Marty

Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi u është drejtuar me një letër vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera evropiane përmes së cilës ka kërkuar që të mos lejohet adoptimi i raportit të Dick Martit si dokument zyrtar i KE-së. Në letrën e tij, Krasniqi thotë se ka konstatuar me shqetësim të veçantë se raporti i Raportuesit të Këshillit të Evropës në lidhje me të ashtuquajturin trajtimin johuman të njerëzve dhe trafikimin ilegal të organeve në Kosovë është absurd, i mbushur me trillime të pastra, fakte dhe hamendësi të paqena dhe të pavërtetuara nga drejtësia ndërkombëtare.

Krasniqi sqaron se akuza të tilla janë hetuar nga prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e cila më pas i ka mbyllur këto hetime për shkak të mungesës së provave të bazuara. Krasniqi garanton në letrën e tij me cilësinë e kreut të shtetit në detyrë, për pastërtinë e luftës së UCK-së. krasniqi thotë se akuzat makabre të këtij raporti kanë për qëllim të pengojë njohjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›