Festat e fundvitit, një seri aktivitetesh kulturore nga MTKRS
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizon një sërë aktivitetesh me rastin e festave të fundivitit. Zv.ministria, Suzana Turku bëri të ditur në një konferencë për shtyp se sot do të organizohen një sërë aktivitetesh të tjera në Bulevardin qendror në Tiranë. Për të festuar këtë vit të madh që na pret, MTKRS ka organizuar dhe mbështetur një seri aktivitetesh kulturore dhe artistike, të cilat janë zhvilluar ditët e fundit në institucionet kombëtare
të artit dhe kulturës. Ministria jonë për ti dhënë edhe më shumë gjallëri dhe për të krijuar atmosferë festive ditën e nesërme, nga ora 16:00 deri në orën 20:00 do të organizojë një seri aktivitetesh në Bulevardin Qendror të Tiranës, nga pjesa e Piramidës deri te Pallati i Kongreseve, u shpreh mbi aktivitete zv.ministrja Turku. Për publikun do të performojnë trupa e baletit, cirku, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Banda e Ushtrisë, Kori Pax Dei, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Shkolla Kombëtare e Baletit me një program ku përfshihet baleti klasik dhe ai modern, Danci modern, si dhe një karaoke e madhe në shesh për tju dhënë mundësi qytetarëve të jenë protagonistë të këngës. Ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë dhe të festojmë së bashku ardhjen e një prej viteve më të rëndësishëm në historinë e vendit,vijoi zv.ministrja Turku. Në këtë konferencë zv.ministrja Turkuu shpreh se viti që do të vijë do të jetë i mbarë për të gjithë shqiptarët, duke vvënë theksin tek liberalizmi i vizave. Dëshiroj në radhë të parë ti uroj të gjithë Shqiptarët për festat e fundvitit, duke shprehur bindjen e plotë se viti që vjen, 2010, do të jetë një vit edhe më i mbarë dhe i mbushur me arritje për kombin shqiptar. Liberalizimi i vizave do të jetë sigurisht një nga arritjet më të mëdha të vitit që vjen, vit në të cilin do të shembim edhe murin e fundit që na ndan nga Europa, atë të zonës Shengen, përfundoi zv.ministrja Turku.