E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi ABBA, live në Tiranë

Nuk është vetëm një shans, pasi ata nuk do të performojnë përsëri së bashku, sipas tyre Waterloo është më afër ABBA-ve se asnjëherë tjetër! Koncerti i ABBA në datë 29 dhjetor, që do të zhvillohet në Pallatin Kongreseve do të sjellë një nga fenomenet më të madha të muzikës pop në historinë e muzikës. Waterloo grupi që është një pjesë e konceptit Concert ABBA i madh u krijua në vitin 1996 dhe shpejt u bë i njohur si ABBA fantastike,

mahnitëse dhe jo vetëm me këngë por edhe në veshje. Kritikët, audienca dhe shtypi në botë menjëherë pas performacave të tyre, të gjithë ranë dakord- "ky grup është më afër ABBA. Dhe Shqipëria ketë do ta vërtetojë shumë shpejt. Grupi Waterloo shumë shpejt u bë i njohur për tingujt fantastikë, si dhe për veshjet e tyre jo të zakonshme gjatë shfaqjeve. Publiku dhe shtypi i pranuan: Kjo ishte më afër ABBA-ve se kurrë ndonjëherë. Gjatë viteve 1998 -2001 banda Waterloo mbajti disa turne dhe koncerte në Skandinavi, Belgjikë dhe Asia. Në vitin 2001 Waterloo bashkëpunoi me kompaninë daneze të produksionit CSB Entertainment, duke rilindur koncertet e ABBA. Treguan historinë e ABBA nga Waterloo dhe Orkestra Simfonike e Londrës në një premierë në Skien dhe Norvegji në 24 shtator 2001. kjo shfaqje u ndoq nga qindra shfaqje që u performuan në të gjithë botën, por vlen për vlejnë për tu përmendur vetëm disa prej tyre:  5 turne rresht në Amerikë nga viti 2002-2006, duke u bërë të famshëm në Hollywood Bowl në Los Angeles me 17 000 njerëz, në  Highland Park në Chicago 20 000 njerëz si dhe Seaside Summer në Brooklyn me 11000 njerëz, si dhe shumë koncerte të tjera duke shitur një numër rekord biletash, 2 turne në Gjermani ku grupi performoi para 10.000 njerëzve çdo mbrëmje, 3 turne në Spanjë, 5 turne në Skandinavi. Turne në Japoni, Tailandë, Vietnam dhe Filipinë. Koncerti që shiti shumë bileta në The Royal Albert Hall në Londën me 26 shtator 2007. Të gjitha koncertet tregojnë se çfarë suksesi është arritur nën emrin Waterloo. Koncertet e ABBA-ve në total regjistrojnë performancën e tyre në 20 vende në të gjithë botën. Gjatë gjithë këtyre turneve, ata kanë pasur të ftuar gjithmonë nga 2 ose 3 artistë, ku njëri prej tyre ka qenë dikur anëtar i grupit ABBA. Gjatë këtyre viteve Waterloo kanë performuar krah saksofonistit Ulf Andersson, kitaristët Mats Ronander, Lasse Wellander dhe Janne Schaffer, bateri Ola Brunkert dhe Roger Palm, në bass Rutger Gunnarsson dhe Mike Watson. Waterloo do të vazhdojë të mbajë në treg cilësinë e muzikës, në kujtim të prodhimeve profesionale të ABBA. Waterloo kanë performuar gjatë këtij viti nën emrin ABBA-The Concert, emër me të cilin do të prezantohen edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në datë 29 dhjetor falë kompanisë Living Room Show. Për ta ka qenë një privilegj që kanë ndarë skenën me këta muzikantë fantastikë. Grupi Waterloo do të vazhdojë të qëndrojë në krye, duke luajtur muzikën e lavdishme të ABBAme njëjtin respekt si më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›