E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/Raundi i dytë i zgjedhjeve, përplasje KQZ-KZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që t'i kërkojë Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa një interpretim të vendimit të 19 dhjetorit, me të cilin ky organ udhëzoi KQZ-në që të shpallë rivotim për komunën e Prizrenit, Gjilanit dhe të Lipjanit.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se vendimi i anëtarëve të këtij institucioni është marrë për shkak të paqartësive në lidhje me vendimin e KZAP-së.
"Vendimi që mori sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jo që KZAP të ndryshojë këtë vendim, por që të japë një sqarim përse në vendim ka përdorur termin 'udhëzohet' Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve", tha Lushta.
Komisioni Zgjedhor për Anekesa dhe Parashtresa udhëzoi të shtunën KQZ-në që të marrë vendim për rivotim në 3 komunat ku, siç thuhet, janë evidentuar parregullsi të shumta gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 13 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›