Moti i ftohtë regjistron 27 të vdekur në Ukrainë
Të paktën 27 persona kanë ndërruar jetë këto ditët e fundit në Ukrainë si pasojë e motit të ftohtë. Këtë shifër alarmante e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke thekuar se numri më i madh i viktimave është shënuar në rajonet e Donetskut.
E gjithë Ukraina është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës që kanë shkaktuar trazira në trafikun ajror dhe rrugor. Moti i keq ka shkaktuar bllokime të trafikut, në mënyrë të veçantë në rrugët në pjesën lindore të vendit dhe ulje të temperaturave deri në 15 gradë celsius.