E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, shqiptarët bëjnë pazarin në Maqedoni

Banorët e zonave kufitare i rikthehen edhe një herë blerjes së mallrave në zonat përtej kufirit

Çmimet e lira, heqja e vizave dhe tarifave doganore janë arsyet e braktisjes së tregut vendës

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në vend ka bërë që banorët e zonave kufitare të Librazhdit t’i rikthehen edhe njëherë Maqedonisë. Ata po dynden në Strugë të Maqedonisë përtë blerë ushqime. Dita e shtunë është dita ku në qytetin e Strugës ka një popullim të banorëve të zonave kufitare të Librazhdit dhe Pogradecit, madje sipas vetë tregtarëve, thuhet që ka raste që vijnë në treg dhe qytetarë nga rrethet e tjera, si Elbasani, Tirana, madje deri në Korçë. Numri i shqiptarëve, vetëm ditën e shtunë që kanë kaluar në Strugë, ishte rreth 70 vetë. Ata shpeshgrumbullohen në 15-20 vetë dhe marrin një furgon për të shkuar në Maqedoni dhe për të marrë ushqime. Kalimi i banorëve të zonave përreth bëhet vetëm me leje kalimi kufitar dhe se për produkte me vlerë deri në 30 mijë lekë nuk aplikohet taksë doganore, ndërkohë që shumë produkte, sipas marrëveshjes së tregtisë së lirë midis zonave kufitare, taksa doganore është zero, si frutat, bulmetrat, pijet etj. Shumë qytetarë thonë se kanë edhe leje kufitare dhe heqja e regjimit të vizave në kufi, lejimi i tregtisë së lirë ku çdo qytetar mundet të kalojë në doganë një mall me vlerë deri në 300 mijë lekë pa taksë doganore, ndihmon secilin që të bëjë një pazar në Strugë. Shqiptarëtduhet të paguajnë një siguracion shëndetësor në kufi prej4-5 eurosh për një javë. Sipas tregtarëve, nëStrugë vijnë shqiptarë të Shqipërisë për të blerë jo vetëm ditën e shtunë, por edhe në ditët e tjera tëjavës. Më të preferuarat janë produktet e mishrave, pastërmaja, sallamrat, bulmetrat, gjalpi, vaji ushqimor, si dhe mjalti. Një familje arrin të blejë 3-5 mijë lekë e ndoshta edhe më shumë furnizim me ushqime. “Unë kam njerëzit e mi andej, si dhe kam vite që njihem me shumë banorë atje dhe unë kam shumë leverdi të bëj pazar atje. Kur në Shqipëri 1 kg vaj kushton 250 lekë, atje kushton vetëm një euro”, - thotë për “Shekulli”-n, Sadi Halili, banor i zonës. Ndërsa Presilda Zito, studente, thotë: “Babi im shkon shpesh në Strugë të shtunave ku bën pazarin dhe kthehet”. Ndërsa Shaban Hoxha tregon se kur bëri dasmën e vëllait, i bleu atje të gjitha ushqimet e dasmës. Zonat që bëjnë pazarin në Strugë janë Rrajca, Uraka, Përrenjasi, Kotodeshi, Katjeli etj. Drejtori i Doganës së Qafë-Thanës, Jaçe Hysolli, thotë se për produkte të veçanta, të cilat janë në listën e mallrave që nuk i nënshtrohet taksës doganore, sipas marrëveshjes së tregtisë së lirë midis vendeve kufitare, shumë qytetarë mund të marrin mallra dhe produkte për nevojat e veta pa paguar asnjë tarifë, pasi me ligj është sanksionuar se, për mallra deri në vlerë 30 mijë lekë, janë të përjashtuar nga detyrimet doganore.

Disa nga çmimete produkteve ushqimore:

-1 kg pastërma mish viçi kushton 5 euro.

-1 kg pastërma mish deleje kushton4.5 euro.

-1 kg mjaltëkushton3 euro.

-1 litër vaj ushqimor kushton1-1.2 euro.

-1 kg fasule kushtojnë1.5-2 euro.

-1 kg mandarina, mollë, rrush, etj.1 euro.

-një pikerinë me 30 vezë kushton3 euro

Importi

Importi i fruta-perimeve nga Maqedonia, këto kohët e fundit, ka rënë ndjeshëm, ku furnizuesi kryesor i tregut shqiptar ka qenë Maqedonia, ka rënë importi i prodhimeve bujqësore. Aktualisht janë disa mallra që vijnë nga Maqedonia, të tjerat nuk vijnë pothuajse fare, sepse edhe interesi i tregtarëve nuk është i madh, sepse tregu vendas është ai që kafituar terren. Sipas drejtorit Hysolli, prodhimi i fermerit shqiptar, si; domate, qepë, speca, patate është shumë më cilësor sesa prodhimi i huaj dhe prodhimet e fermerit shqiptar janë prodhime bio dhe janë pa elemente të huaja, ku vetëm fusha e Korçës dhe Pogradecit ka mallra cilësore. Por problem tek fermeri shqiptar mbetet marketingu dhe tregu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›