E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët, nis sot shpërndarja shpërblimeve

Shpërblimi prej 5 mijë lekësh për të gjithë kategoritë e pensionistëve do të merret në zyrat postare

Futen në skemë ish-ushtarakët, policët dhe punonjësit e SHIK-ut, që marrin pension të parakohshëm

Nga sot, të gjithë pensionistët mund të tërheqin pranë sporteleve të Postës Shqiptare shpërblimin e Vitit të Ri prej 5 mijë lekësh. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bën me dije se ka përfunduar shpërndarja pranë zyrave të postës të urdhërpagesave për dhënien e shpërblimit, duke bërë të mundur nisjen e këtij procesi. Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë herë përfitues të shpërblimit do të jenë edhe personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si, ushtarakë, punonjës të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror. Nga skema e përfitimit të shpërblimit prej 5 mijë lekësh, do të përfitojnë rreth 550 mijë pensionistë. ISSH-ja bën me dije se nga ana e saj është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të shpërblimit, për të mos krijuar probleme edhe në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij. Sipas këtij grafiku, pensionistet do të marrin pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00, do të jepet pensioni për ata pensionistë që u ka kaluar data e pensionit. Duke filluar nga data 23 dhjetor do e marrin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13:00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1, 2 dhe 3 dhjetor. Pra, me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së masës prej 5 mijë lekësh deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistet para festave të fundvitit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe njëherë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet, pasi do të mund të marrë para Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria. Gjithashtu,të gjithë ata që nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta tërheqin atë kur të marrin pensionin gjatë muajve në vazhdim.

Grafiku i shpërndarjes:

Data e shpërblimit    Data e pensionit

23 dhjetor               1, 2 dhe 3 dhjetor

24 dhjetor              4, 5 dhe 6 dhjetor

25 dhjetor              7, 8 dhe 9 dhjetor

26 dhjetor            10, 11 dhe 12 dhjetor

27 dhjetor            13, 14 dhe 15 dhjetor

28 dhjetor            16, 17 dhe 18 dhjetor

29 dhjetor            19 dhe 20 dhjetor

30 dhjetor            21dhe 22 dhjetor

Deri më 31 dhjetor – ata që nuk kanë arritur ta marrin në kohë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›