E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Vijon fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe përmes pikës doganore të Kapshticës. Sipas informacioneve nga policia kufitare e Kapshticës mësohet se në 24 orët e fundit, kanë hyrë 3556 shtetas shqiptarë si dhe 944 automjete ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 2832 persona dhe 929 automjete.
 

Gjithashtu sipas policisë kufitare të Kapshticës kanë hyrë në territorin shqiptar 671 shtetas të huaj dhe 332 automjete ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 668 të huaj dhe 321 automjete të huaja.
 

Sipas informacioneve më të fundit nuk konstatohen rradhë në pikën doganore të Kapshticës por vetëm fluks të emigrantëve të cilët kthehen për të festuar festat e fundvitit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›