E Diel, 1 Nëntor 2026

Paga, minatorët takim në Tiranë me administratorin e ACR-së

Minatorët e Bulqizës pritet të zhvillojnë sot një takim në Tiranë me administratorin e përgjithshem të ACR-së në lidhje me marrjen e pagës se 13-të dhe 50% e pagës së prapambetur.
 

Sipas minatorëve, këto detyrime ende nuk janë plotësuar nga firma, ndërsa kanë kërcënuar se nëse nuk do të plotësohen këto kërkesa ata do të rinisin protestat.
 

Minatorët ankohen për kushtet tepër të vështira ekonomike dhe pamundesisë për të festuar Vitin e Ri për shkak të të ardhurave të pakta.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›