Buxheti, Basha mbyll konsultimet në njësinë numër 3
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka prezantuar projektet e parashikuar për vitin 2012 në njësinë numër 3, në një takim me banorët e kësaj zone.
“Për Njësinë Bashkiake nr 3, në projektin që do t’i paraqitet të mërkurën Këshillit Bashkiak, ne kemi parashikuar këto investime. Tre rikualifikime urbane me një sipërfare prej afro 17 hektarësh, ndërtimin e kanalit nga rruga Vali Popi deri tek rruga Marie Kraja, rikonstruksionin e rrugës Bajram Çela, rikonstruksionin e një kopshti, rikonstruksionin e një çerdhe dhe rikonstruksionin e plotë të shkollës Niket Dardani”, theksoi Basha
Në Buxhetin e vitit 2012 është parashikuar edhe fondi i posaçëm për stimulimin e nxënesve me nota dhjeta. Kryetari i Bashkisë tha se qëllimi i bashkisë është për t’i treguar të gjithë shoqërisë dhe fëmijëve të qytetit se suksesi do të shpërblehet nga Bashkia e Tiranës.
“Për vitin shkollor 2001-2012 ne kemi planifikuar për buxhetin në vitin 2012 një fond prej 64 milionë lekësh për 1730 për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe 380 nxënës të shkollave të mesme me nota 10. Kemi parashikuar një fond prej 14 milionë lekësh për të njëjtin qëllim për pagesën e periudhës 15 prill-qershor 2011, pagesë e cila nuk u krye nga Bashkia. Ky stimul paguhet jo vetëm për të stimuluar më të mirët dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të vijojnë me të njëjntin kapacitet që kanë nisur, por për t’i treguar të gjithë shoqërisë dhe fëmijëve të qytetit se suksesi do të shpërblehet nga kjo Bashki”, shtoi Basha.
Kryebashkiaku ka përmbyllur kështu turin e konsultimeve me qytetaret për buxhetin e vitit te ardhshëm. Projektbuxheti i Bashkisë prej 70 milionë dollarësh është konsultuar në detaje me të gjithë banorët e Njësive Bashkiake të kryeqytetit duke u bërë kështu projektbuxheti me transparent i hartuar ndonjëherë nga Bashkia.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Buxheti, Basha mbyll konsultimet në njësinë numër 3