Festat, e hëna punë, por do paguhet 25% më shumë
Qeveria ka shpërblyer me 25 për qind ditët e pushimit, të cilat do të bëhen ditë pune. Në vendimin e djeshëm, që i përket vetëm të punësuarve në shtet, saktësohet edhe një herë që në rast se dita e festave bie të shtunën ose të dielën, dita e hënë do të jetë punë. Por vendimi, ka shpërblyer me 25 për qind të pagës, të gjithë administratën që do të dalë në punë gjatë këtyre ditëve. Duket se qeveria, të paktën për administratën ka vendosur të shmangë kodin e punës. Pak kohë më parë, në ligjin e festave kombëtare, qeveria shtoi edhe datën 8 dhjetor si ditë pushimi. Në fund të vendimit, ishte parashikuar që në rast se ditët e festave, bien gjatë fundjavës, e hëna nuk bëhej pushim. Ky ligj gjatë diskutimit të Komisionin e Ligjeve në Parlament, pati kontestime pasi binte ndesh me Kodin e Punës. Në kodin e punë në nenin 86, parashikohet që "Kur dita e festes zyrtare bie ne ditët e pushimit javor, pushimi shtyhet ditën e hënë." Kodi i punës ndryshohet vetëm me 84 vota në kuvend. Duke mos patur një kuorum të tillë, qeveria vendosi të miratojë ndryshe në ligj për të aplikuar strategjinë e saj. Por Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimit, nuk e miratoi ndryshimin e qeverisë në ligjin për festat, duke qartësuar se ky ndryshim bëhet vetëm në kodin e punës. Ligjërisht, e gjendur përballë kësaj "bllokade" qeveria ka gjetur një tjetër "hile" ligjore për të shmangur ndryshimin e Kodit të Punës. NdryshimiQeveria ka shfrytëzuar vendimin, "Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore". Ky vendim, i lejon qeverisë të vendosë mënyrën e pushimit dhe kohën e punës të një buxhetori, pra të gjithë administratës. Qeveria dje shtoi një tjetër paragraf. Duke qenë, vendim, dhe jo ligj, ndryshimi i qeverisë nuk shkon në Kuvend. Nga ana tjetër, ai nuk ka nevojë të rishikojë Kodin e Punës, pasi vendimi i përket vetë një kategorie dhe nga Kodi i Punës, për administratën kjo e drejtë pushimi, apo kohe pune, i njihet qeverisë. Bëhet fjalë për vendimi numër 511, i cili parashikon se kur administrata merr leje me të drejtë page, apo jo. Në pikën dy të këtij vendimi, qeveria shtoi dje, pikën që parashikon, "Punën në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit javor". Këtu qeveria ka shtuan që dita e hënë, në rast se festat bien në ditët e pushimit javor, është ditë pune. Por për të kompensuar një të drejtë që i njihet punëmarrësit, qeveria ka vendosur të paguajë 25 për qind më shumë administratën që do dalë në punë. Një tjetër pikë e debatueshme është rasti kur festat bien në mesjavë. Sipas pikës dy të vendimit të djeshëm, qeveria mund të marrë vendim që dita e festës të bëhet punë, por kjo ditë duhet të zëvendësohet me një ditë tjetër pushim para ose pas javës së festës. Bashkë më këtë ditë pushim, administrata mund të ketë edhe një shkurtim orari prej 25 për qind të një dite tjetër punë. Kështu, në rast se festa është ditën e enjte, qeveria vendos që kjo ditë të jetë ditë punë, dhe dita e pushimit të bëhet të premten, me kusht që orari i punës të jetë 25 për qind më i vogël.ditet e festaveNdryshimet në vendimin, "Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore""Kreu II/A"Puna në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit javor1. Si rregull, ditët e festave zyrtare janë ditë pushimi. Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në këto ditë. 2. Kur festa zyrtare bie në ditët e punës dhe me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive është vendosur të punohet, puna e kryer ditën e festës zyrtare kompensohet me një shtesë page, jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e ditës së punës së kryer plus një pushim shtesë, jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merret një javë para ose pas kryerjes së saj.3. Kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë është ditë pune dhe puna e kryer kompensohet me një shtesë page prej 25 për qind.".