E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet Inspektorati për arsimin parauniversitar

 Krijohet Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP), në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, IKAP-ja është institucion i posaçëm i inspektimit, monitorimi, vlerësimit e këshillimit të cilësisë së arsimit parauniversitar dhe funksionimit të strukturave menaxhuese të tij. "Inspektorati inspekton, monitoron, vlerëson, këshillon dhe nxjerr përfundime mbi zhvillimin e procesit mësimor-edukativ, menaxhimin e bazës materialo-didaktike të shkollës", thuhet në vendim. Sipas tij, ky institucion do të  verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë të institucioneve arsimore me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, udhëzimet e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për DAR/ZA-t dhe për institucionet shkollore" IKAP monitoron problemet që paraqiten në shkollë me tekstin shkollor dhe zbatimin e dispozitave normative të shkollës, kodit të etikës së mësuesit, punën e bordit të shkollës si dhe të organeve demokratike të saj", saktëson vendimi. Një tjetër detyrë e këtij inspektorati do të jetë    inspektimi i zbatimit të rregulloreve të Maturës Shtetërore dhe provimeve të lirimit. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›