E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet projektligji për “Inspektimin në Ndërtim”

 Menaxhimi më i mirë i territorit, si një nga problemet kryesore është bërë dje objekt i diskutimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Projektligji i "Inspektimit në Ndërtim", i cili sjell një sërë ndryshimesh në ligjin ekzistues është referuar nga Gëzim Dibra. Në këto propozime i jepet fuqi Inspektoratit Urbanistik Kombëtar për të ndërhyrë në territore të pushtetit lokal në tre raste: kur Inspektorati i bashkisë, apo komunës nuk ka inspektuar asnjëherë në këtë territor, nuk është shprehur me vendim për këtë ndërtim, kur vendimi i Inspektoratit të bashkisë apo komunës për prishje të ndërtimit të kundërligjshëm nuk është zbatuar, kur subjekte qendrore që gëzojnë të drejta mbi pronën publike apo shtetërore kërkojnë të drejtën e ligjshmërisë. Komisioni, pasi ka dëgjuar propozimet ka lënë të diskutojë në vazhdim ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›